Presidenti gjerman Horst Köhler mund ta shpërndajë së shpejti Bundestagun Gjerman | Gjermania | DW | 21.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Presidenti gjerman Horst Köhler mund ta shpërndajë së shpejti Bundestagun Gjerman

Kushtetuta gjermane i lejon disa mundësi presidentit të vendit. Ne rradhë të parë presidenti gjerman është përfaqësuesi i të gjithë gjermanëve. Ai kujdeset që të mos shkelen ligjet dhe vepron si një noter për shtetin. Por presidenti gjerman ka edhe mundësi të tjera. Në rast se për shembull bundestagu gjerman nuk bie dot dakord mbi çështjen e votëbesimit të kancelarit, atëherë në bazë të nenit 68 të kushtetutës gjermane, presidenti i vendit ka të drejtë ta shpërndajë bundestagun dhe të kërkojë zgjedhje të reja në vend. Pikërisht kjo gjë mund të ndodhë së shpejti nëpërmjet presidentit gjerman Horst Köhler.

Presidenti gjerman Horst Köhler

Presidenti gjerman Horst Köhler

Opinioni publik është i bindur se presidenti ka këtë rradhë më shumë liri se ç´duhet. Ai mund ta shpërndajë bundestagun gjerman. Ai mund ta detyrojë kancelarin që nuk gëzon më besimin e deputetëve që të vazhdojë ta qeverisë vendin. Ai mund të presë deri sa bundestagu vetë të zgjedhë një kancelar të ri. Në rast se kancelari gjerman e jep vetë dorëheqjen, atëherë presidenti mund të propzojë një kandidat të ri.

Eshtë e vetëkuptueshme pra përse presidenti gjerman Horst Köhler po mendohet mirë përpara se të vendosë. Ai ka kryer ndërkohë shumë bisedime me prokurorë dhe politikanë të lartë, si për shembull Roman Herzog, i cili ka qënë përpara tij president i vendit.

Gjykata e lartë Gjermane vendosi në vitin 1983 se presidenti gjerman ka të drejtë ta shpërndajë bundestagun, në rast se shumica e deputetëve nuk i japin më votëbesimin e tyre kancelarit. Një hap i tillë është i domosdoshëm kur si qeveria ashtu edhe opozita kërkojnë zgjedhje të reja, për ta nxjerrë kështu vendin nga kriza.

Presidenti gjerman Horst Köhler zhvilloi sot (21.06) disa bisedime me kryetarët e partive të bundestagut dhe fraksionet e tyre. Ai do të dijë se sa seriozisht i kërkojnë partitë politike zgjedhjet e reja. Köhler do të dijë gjithashtu se si do të funksiononte qeveria e re me një opozitë kaq të madhe kristian demokrate. Por Köhler do të sqarojë mbi të gjitha marrëdhëniet mes partnerëve të koaliconit SPD dhe të gjelbërve. Flitet se kancelari Schröder është ankuar tek presidenti Köhler se në rradhët e koaliconit qeveritar është rritur presioni duke e destabilizuar kështu qeverinë.

  • Data 21.06.2005
  • Autor Wolter von Tiesenhausen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3O
  • Data 21.06.2005
  • Autor Wolter von Tiesenhausen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3O