Presidenti bullgar Parvanov ka shanse të mira të rizgjidhet | Ballkani | DW | 21.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Presidenti bullgar Parvanov ka shanse të mira të rizgjidhet

Më 22 Tetor bullgarët do të zgjedhin presidentin e tyre të ri. Vendi evropiano-juglindor që së bashku me Rumaninë do të hyjë në BE më 1 Janar 2007, këtë vit ka zgjedhur edhe qeverinë e re të drejtuar nga socialisti Sergej Stanishev. Në koalicionin qeveritar bëjnë pjesë edhe partia NDSW e kryeministrit të fundit dhe ish-mbretit Simeon Sachskogurggotski si edhe Lëvizja e turqve bullgarë DPS. Socialistët dhe DPS mbështesin presidentin e tanishëm Georgi Parvanov, NDSW nuk ka bërë publike asnjë preferencë.

Pamje nga Sofja

Pamje nga Sofja

Presidenti bullgar ka kryesisht funksione përfaqësuese. Megjithëse ai mund të verë veton duke bllokuar kështu një ligj, parlamenti është gjithnjë në gjendje që ta kapërcejë këtë veto.Presidenti bullgar ka gjithashtu të drejtë të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare dhe të drejta të kufizuara në politikën e jashtme.

Presidenti Georgi Parvanov i zgjedhur papritur para pesë vjetësh ka marrë shumë pikë pikërisht në këtë fushë. Ish kryetari i partisë socialiste të Bullgarisë (BSP) ka mbështetur hyrjen e Bullgarisë në NATO dhe është angazhuar shumë për këtë. Kjo ishte një manovër shumë e rrezikshme për të pasi ish-komunstët që mbështesin BSP janë kundër integrimit euro-atlantik të Bullgarisë. Në bazë të ligjit në fuqi Parvanovi e ka lënë teserën e partisë dhe në këtë fushatë zgjedhore përpiqet të paraqitet si kandidat i popullit: "Një njëri që kërkon të jetë babai i vendit duhet të jetë fillimisht djali i tij" Kështu e kërkon Parvanovi kontaktin me popullin duke udhëtuar nëpër të gjithë vendin dhe duke qenë i gatshëm të kërcejë valle me njerëzit e thjeshtë prej nga edhe rrjedh vetë apo të marrë pjesë në të korrat e rradhës. Sipas sondazheve ai mund të marrë mbi 50 për qind të votave. Vendimtare për fitoren në raundin e parë do të jetë pjesëmarrja në zgjedhje e votuesve. Nëse ajo do të jetë nën 50 për qind, siç edhe ka shumë të ngjarë, Parvanovit i duhet të shkojë edhe në raundin e dytë. Kundërshtar i tij do të jetë Nedeltscho Boronov. Ish presidenti i gjykatës kushtetuese u zgjodh pas shumë ec e jakesh kandidat i forcave politike te qendrës së djathtë. Boronov mundohet të paraqitet si kandidat i pavarur dhe si luftëtar i shtetit të së drejtës.

"Si duhet të jetë kryetari shtetit? Ai duhet në të vërtetë të jetë i distancuar nga influencat politike. Unë do të jem një njeri i zgjedhësve dhe unë kam qenë gjithnjë njeri politik. Politika ime është ligji dhe rregulli në shtet. Atyre unë u kam kushtuar jetën."

I majti Georgi Parvanov dhe i djathti Nedeltscho Beronov po përpiqen të fitojnë simpatinë e zgjedhësve me metoda të ngjashme: ndershmëria, të qenit mbi partiak, besnikëria ndaj ligjit. Kjo nga njëra ane ka të bëjë më mundësitë e pakta që ka presidenti dhe nga ana tjetër me përfytyrimet e zgjedhësve, të cilët presin që kryetari i shtetit të jetë një arbitër politik. Pikërisht këtu kërkon të fitojë pikë kandidati i tretë për president Volen Sidorov, kryetari i partisë ultranacionaliste Ataka që është e përfaqësuar edhe në parlament. Ai bën fushtë me tema të tilla si armiqësia ndaj të huajve, sie edhe parrulla kundër Evropës dhe globalizimit.

"Bëhet fjalë për përplasje idesh parimore, për përplasje idesh të ndryshme."

Siaps sondazheve Siderov ka shanse më të mira me rreth 15 për qind të votave në favor të tij, kundrejt vetëm 9 për qind të Beronov. Por ky i fundit mund të ngjitet pasi në favor të tij mund të shkojnë votat e Boiko Borisov-it, ish gjeneral dhe kryetar i bashkisë së Sofjes. Borisov është politikani më popullor në Bullgari por që mesa duket synon më shumë në zgjedhjet parlamentare për të marrë pas vetes koalicionin e qendrës së djathtë dhe të largojë kështu BSP. Në këto zgjedhje presidenciale ai do t´i bëjë thirrje pasuesve të tij që votat e tyre t´ia japin Beronovit.

Zgjedhjet presidenciale në Bullgari zhvillohen në një kohë kur vendi do të futet në BE, kur njerëzit janë të velur nga politika, kur korrupsioni ka marrë përmasa të mëdha dhe varfëria ka pllakosur shtresa të gjera të popullatës. Pra është mëse e kuptueshme pse fushata zhvillohet me nota të forta populiste. Dëshira për t´u drejtuar nga një dorë e fortë shprehet më së miri në faktin se kandidatët për president janë të gjithë ish-gjeneralë.


  • Data 21.10.2006
  • Autor Aleksandër Andreev
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbn
  • Data 21.10.2006
  • Autor Aleksandër Andreev
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbn
Reklamë