Presidenca gjermane: Angazhim në KS për një zgjidhje në të mirë të Kosovës dhe stabilitet në rajon | Ballkani | DW | 12.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Presidenca gjermane: Angazhim në KS për një zgjidhje në të mirë të Kosovës dhe stabilitet në rajon

Intervistë e Deutsche Welle-s në shqip me zëdhënësin e ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë, Martin Jäger

Ministria e jashtme, Berlin

Ministria e jashtme, Berlin

DW-shqip: Bisedimet në Vjenë përfunduan pa rezultat. Çfarë hapash do të ndërmarrë tani BE-ja?

Martin Jaeger: "Së pari na vjen keq që bisedimet kanë përfunduar pa rezultat. Do të dëshironim shumë që të dy palët të kishin rënë dakord. Me sa duket kjo nuk ishte e mundur. Procedura e mëtejshme tani parasheh, që ndërmjetësuesi i posaçëm, ish-presidenti finlandez, Ahtisaari, tani ta parashtrojë çështjen në Këshillin e Sigurimit."

DW-shqip: A vazhdon ta mbështesë Bashkimi Evropian planin e tij?

Martin Jaeger: "Bashkimi Evropian e përkrah dhe e mbështet zotin Ahtisaari dhe ne do ta vëzhgojmë e do ta shoqërojmë me vëmendje të madhe ecurinë e mëtejshme në Këshillin e Sigurimit."

DW-shqip: Së fundi ka pasur disa raportime në media ku thuhet se ka mospajtime mes anëtarëve të BE-së për këtë çështje. A është e vërtetë kjo?

Martin Jaeger: "Vetkuptohet që për Kosovën dhe të ardhmen e saj po diskutohet në BE, ashtu si edhe për tema të tjera. E rëndësishme është që në fund, ashtu si edhe në mbledhjen e Këshillit të Ministrave më 12 shkurt, të arrihet që të formulohet një qëndrim i përbashkët evropian."

DW-shqip: Nëse Rusia do të vërë veton, a do ta njohë BE-ja me SHBA-të planin e Ahtisaarit?

Martin Jaeger: "Ne nuk kemi përse të spekulojmë, se si do të sillet Rusia më tej, kur Rusia as vetë nuk është fiksuar në këtë çështje. Ne tani do të angazhohemi që në hapin pasues Këshilli i Sigurimit të merret me këtë çështje e që aty të gjendet një zgjidhje."

DW-shqip: A do të angazhoheni ju që zgjidhja të arrihet brenda periudhës së Kryesisë Gjermane të BE-së?

Martin Jaeger: "Nuk dua të spekuloj tani se sa shpejt mund të gjendet një zgjidhje në Këshillin e Sigurimit. Ju e dini që Gjermania nuk është anëtare në Këshillin e Sigurimit, por ka vende të tjera të BE-së që janë. Kjo do të thotë se mbi bazën e qendrimit të BE-së ne do të angazhohemi në Këshillin e Sigurimit që të arrihet një zgjidhje e mirë për Kosovën dhe për stabilizimin e të gjithë rajonit."

  • Data 12.03.2007
  • Autor Intervistoi Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXm
  • Data 12.03.2007
  • Autor Intervistoi Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXm
Reklamë