1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenca austriake e rradhës në BE ishte e suksesshme

Bernd Riegert29 Qershor 2006

Bashkimi Evropian pësoi një krizë të rëndë në fund të vitit 2005: E ardhmja e kushtetutës evropiane u vu në pikëpyetje pas "JO"-së së francezëve dhe hollandezëve. Çështjet financiare vazhdojnë të komplikohen dhe shtetet aspirante për antarësim, druhen se BE-ja mund ta ngadalësojë tani procesin e zgjerimit.

https://p.dw.com/p/AqpR
Logo e presidenës austriake të BE
Logo e presidenës austriake të BE

Presidenca austriake e rradhës në BE ishte e suksesshme. Austriakët arritën ta ngrenë pak moralin e shteteve antare të BE-së, që ish kthyer në një depresion të vërtetë në fund të vitit 2005, pas dështimit të përpjekjes së parë për një kushtetutë evropiane dhe pas krizës financiare që la pas Britania e Madhe.

Austriakët nuk mundën ta zgjidhin krizën e kushtetutës evropiane, por ata mundën t´i zbutin kokëfortët brenda rradhëve të 25 shteteve antare, duke arritur kështu një vendim unanim: Po, ne duam dikur një kushtetutë! Presidenca e rradhës krijoi një plan kohor për BE-në, se si mund të vihet me sukses në zbatim kushtetuta evropiane. Këtë plan duhet ta zbatojnë tani gjermanët e sidomos francezët në vitin 2008, kur të marrin presidencën e rradhës së BE-së.

Austriakët ja dolën mbanë, që t´i evitojnë me elegancë temat dhe problemet e komplikuara. Pyetjet mbi të ardhmen e Evropës apo kufijtë e saj u diskutuan vetëm në fillim, më pas ato nuk u trajtuan më për 6 muaj me rradhë. Tani kursi i BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm do të jetë politika e zgjerimit.

Sidomos shtetet e Ballkanit arritën të përfitojnë nga presidenca austriake e rradhës së BE-së. Austriakët mundën t´i bindin shtetet anëtare për dobitë që sjell zgjerimi i BE-së. Zgjidhja e çështjes së Qipros, e cila i rëndon bisedimet për antarësim me Turqinë, nuk u gjend. Tani e kanë rradhën finlandezët, të cilët do të marrin presidencën e rradhës për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, që ta zgjidhin këtë problem.
Kancelari austriak, Volfgang Schüssel, u përpoq ta rrisë moralin edhe për qytetarët normalë të BE-së. Me Moxartin, kulturën, diskutime dhe konferenca pafund, Evropa do të bëhej më transparente. Tani priten rezultatet e sondazheve, për të parë nëse Austria ja arriti këtij qëllimi.

Gazetarët që raportojnë mbi BE-në, janë të ngopur dhe të kënaqur nga Austria si presidente e rradhës. Austria ishte një mikpritëse e ngrohtë dhe e sjellshme. "Ne nuk do ta bëjmë dot kaq mirë", flitet në qarqet e zëdhënësve të një ministrie gjermane, e cila po verifikon në Vienë sallat e konferencave dhe qendrat e shtypit, për kohën e presidencës së vet në 2007.