1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Premtime boshe

Monika Lohmüller11 Shkurt 2004

Gjithnjë e më shumë gra nga vendet e Evropës qëndrore dhe lindore bëhen në Gjermani viktima te tregtisë me njerëz.

https://p.dw.com/p/Ar7i
Para disa vitesh aziatiket ishin në krye të listës së atyre që ushtronin prostitucion ilegal në Gjermani, apo më mirë të themi, që detyroheshin. Sot policia kap gjithnjë e më shumë gra nga vendet e Evropës qëndrore dhe lindore, të cilat me premtime të medha nga kriminelet joshen për të ardhur në Gjermani. Ky delikt quhet tregti me njerez. Që prej vitesh zyra federale e kriminalisitkes në Wiesbaden bashkepunon me vendet e prekura. Kontakte me intensive ka tani me Lituaninë, sepse atje lulëzon tregtia me njerez. Monika Lohmüller.

Në vitin 2002 zyra federale e kriminalistikës në Wiesbaden konstatoi gjithsej 811 viktima të tregtisë me njerez. 15% e tyre vinin nga Lituania. Ky vend përbën keshtu kulmin e delikteve të tregtisë me njerez në Gjermani, po të merret parasysh numri i pjeses femerore të popullsisë lituaneze, thotë drejtori i kriminalistikes, Richard Karl Mërbel.

"Sigurisht që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, me afërsinë me perendimin. Ideja për një lituane që të shkojë në perendim është më e natyrshme se sa për një ruse, e cila e ka shtepinë prapa Uraleve. Ka të bëjë me faktin se të ardhurat materiale në shoqërinë lituaneze janë relativisht të përhapura, por jo secili mund t´i kete ata dhe joshja për të marrë pjesë në jeten e bukur është më e madhe se në Rusi."

Zyra federale e kriminalistikës në Wiesbaden punon me zyra dhe organizata të ndryshme të vendeve që janë shumë të prekura. Ka patur bisedime me Lituaninë, thotë Mërbel.

"Shumë njerez nuk e dinë. Prandaj ne punojmë bashke me GTZ, me shoqërinë për bashkëpunimin teknik dhe me shumë të tjerë, me punonjës policie, me prokurorë dhe organizata joqeveritare për ta problematizuar çeshtjen dhe për të shkolluar koleget."

Tregtia me njerez është një delikt i dhunshem, që shkakton tek viktimat deme të paparashikueshme, thotë drejtori i kriminalistikës Mërbel. Prandaj është i nevojshëm një bashkëpunim i ngushtë dhe me besim përtej kufinjve. Prioriteti me i lartë është të sqarojmë gratë dhe të ndergjegjesojmë për rreziqet e mundshme.

"Kur lexon atje në gazete se në Gjermani ka vende për bebisiter, se në Gjermani mund të punosh ne bar dhe kur thuhet qartë se në keto vende ka edhe prostitucion, sepse jo çdo grua që sillet ketu është naive. Ka prostituta që vijnë dhe mendojnë se ketu do të fitojnë shumë para dhe nuk kanë ide, se ketu mbahen si skllever."

87% e të gjitha viktimave vijnë nderkohë nga shtetet e Evropës qëndrore dhe lindore. Shumë ruse janë nder ta një pjesë të vogel e zene gratë nga Letonia, thotë Mërbel, kjo ka të bëjë me bashkepunimin intensiv me zyren federale të kriminalistikes dhe nga zyrat e ndjekjes penale në Letoni. Por probleme gjithnjë e më të mëdha paraqet Bullgaria.

"Që prej vitit 2001 bullgaret mund të vijnë pa vizë në Gjermani dhe pikërisht në këtë moment numri i grave bullgare që detyrohen të ushtrojnë prostitucion në Gjermani është rritur në mënyrë masive dhe kjo nuk vlen të thuhet vetem për gjermaninë por edhe për vednet fqinje. Ne punojmë psh me kolege nga Hollanda, nga Belgjika, Britania e Madhe, sepse organizatat bullgare të tregtisë me njerëz janë shumë aktive si në Gjermani ashtu edhe në këto vende dhe ne duam të përpiqemi së bashku me policët bullgarë, që të kemi ndikim atje ta luftojmë këtë fenomen dhe për kete arsye kemi patur vitin e kaluar ketu kolege bullgarë dhe kete vit së bashku me GTZ do të bëjmë një program për Rumaninë."