Praktikë restriktive në dhënien e vizave ndaj ukrainasve | Gjermania | DW | 29.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Praktikë restriktive në dhënien e vizave ndaj ukrainasve

Ministri gjerman i punëve të jashtme Joschka Fischer sapo ishte në Ukrainë, presidenti ukrainas Viktor Jushçenko foli para parlamentit gjerman. Të dy u përbetuan për kontakte më të mira dhe mbështetje në të ardhmen si në rrafshin politik ashtu edhe në atë shoqëror. Në Berlin thuhet: Ukraina duhet mbështetur në procesin e saj reformues, shkëmbimi para së gjithash në sektorin e arsimit duhet nxitur. Por në të njëjtën kohë debati politik i brendshëm mbi praktikën e dhënies së vizave nga ana e ministrisë së jashtme vazhdon; dhe ai po ndikon me sa duket negativisht për ukrainasit, madje edhe për vetë studentët, të cilat duan të vijnë në Gjermani përmes shkëmbimeve të universiteteve. Christiane Hoffm

Konsullata gjermane në Kiev

Konsullata gjermane në Kiev

ann hetoi një rast të tillë.

Dy javë kurs gjuhe ishin planifikuar në qendrën për mësimin e gjuhëve të Universitetit Teknik të Dresdenit. 29 studentë nga Universiteti i Luganskut në ukrainën lindore donin të udhëtonin si i pari grup i universitetit në Dresden për të sendërtuar në këtë mënyrë bashkëpunimin e vendosur një vit më parë midis dy universiteteve. Dikur studentët do të kryenin edhe një pjesë të studimeve në Dresden për të zotëruar një diplomë të dyfishtë. Por udhëtimi për mësimin e gjuhës përfundoi ende pa nisur, siç tregon Marina Nedopjokina, dekane e fakultetit për studime evropiane në Universitetin e Luganskut:

"I kishim absolutisht të gjitha dokumentet. Studentët dhe unë udhëtuam me tren në Kiev, kishim zënë një vagon të tërë. Shkuam në ambasadë dhe çdo student u intervistua. Gjithë ditën nga ora 11 deri në orën 16 ishim në ambasadë. Dhe disa ditë më vonë, kur presidenti Jushçenko ishte pikërisht në Bruksel, morrëm refuzimin."

Megjithë kërkesën e dekanes, asrsyetim se përse grupit nuk iu lejua të udhëtonte në Gjermani ambasada gjermane nuk dha. Sipas një zëdhënësi të ministrisë së jashtme gjermane rregullorja e ambasadave nuk parashikon që të jepen doemos arsyet. Për shkak të mbrojtjes së të dhënave ai nuk parapëlqen të shprehet për rastet konkretisht.

Për avokatin Ulrich Drenkelfort, i cili i ndihmoi studentët me kërkesën për vizë, dhënia më parë dorëlëshuar e vizave është kthyer tani në të kundërtën:

"Kjo do të thotë konkretisht që qëkurse nisi nga puna komisioni hetimor në Gjermani duhet të presim një përqindje të lartë të refuzimit të kërkesave për vizë. Por deri tani kulmi ishte kur dekanja e fakultetit , e cila pak javë më parë kishte qenë në Gjermani, morri po ashtu një refuzim. Nga pikëpamja ligjore kjo nuk është më e kuptueshme."

Përpara dorëzimit të kërkesave për vizë u bë gjithçka që të shmangej përgjigjja negative. Secili student dorëzoi edhe nga një të ashtuquajtur deklaratë detyruese, që për çdo rast të përgjigjeshin për shpenzimet që shkaktoheshin. Madje edhe kancelari i universitetit Alfred Post ishte angazhuar që projekti në fjalë dhe kështu edhe bashkëpunimi të përparonin:

"Ndërhyra personalisht në ambasadë që të merrnin viza, por shkresa që i drejtova ambasadës mbeti pa përgjigje. Natyrisht që bashkëpunimi ka nevojë për vizita të ndërsjellta dhe parakusht është që studentët të mund të vijnë këtu. Kjo do të thotë që ne nuk jemi në gjendje të kemi bashkëpunim në formën e shkëmbimit të studentëve, në qoftë se nuk jepen viza."

Megjithatë studentët nuk duan të dorëzohen ende. Ata po formulojnë tani kundërshtimin e vendimit të ambasadës gjermane dhe shpresojnë që çështja të zgjidhet në rrugë politike. Përveç refuzimit ata i zemërojnë edhe 35 eurot taksë për vizën që nuk kthehen, gjithsej bëhen mbi 1.000 euro. Për studentët kjo është një shumë e madhe po të kihet parasysh se pagat mesatare ukrainase janë rreth 80 euro në muaj, thotë dekanja Nedopjokina:

"Ne nuk jemi në gjendje ta kuptojmë këtë. Nuk e dimë se çfarë gabimi kemi bërë dhe ku duhet ta kërkojmë fajin tonë. Na duhet shpjeguar në mënyrë që ta kuptojmë, pasi vijnë studentët dhe prindërit e tyre dhe pyesin se si është e mundur kjo, aq më tepër në botën tonë të sotme, pas ndryshimeve politike, pasi presidenti ynë Jushçenko ishte në Bruksel dhe në fillim të muajit mars u takua me kancelarin Gerhard Schröder dhe me Joschka Fischer-in."

Universiteti i Dresdenit kërkon të ndjekë tani një rrugë anësore, pragmatike: Derisa gjendja e dhënies së vizave të shtendoset, ai do të dërgojë mësues gjuhe në Ukrainë, ku në universitet mësuesit do të ofrojnë kurse gjuhe për studentët.

  • Data 29.03.2005
  • Autor Christiane Hoffmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4F
  • Data 29.03.2005
  • Autor Christiane Hoffmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4F