Praktikë e re në marrëdhëniet qeveri-shoqëri civile | Ballkani | DW | 07.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Praktikë e re në marrëdhëniet qeveri-shoqëri civile

Për herë të parë në bashkëpunimin shqiptaro-gjerman implemetohet një projekt i tillë për përfshirjen e shoqërisë civile në politikat vendimmarrëse të qeverisë

Tirana

Tirana

Në Shqipëri ka ndodhur një zhvillim cilësor në raportet qeveri shoqëri civile. Për herë të parë, qeveria e ndjen të nevojshme të marrë një nisme krejt të re: implementimin e një projekti europian, për të përftuar një kulturë dhe praktikë të re në marrëdhëniet e saj me shoqërine civile nga njëra ane dhe të shoqërise civile me qeverinë nga ana tjetër.

Agjensia Gjermane për Bashkëpunim Teknik, e njohur me inicialet GTZ, i është treguar i gatshëm t´i përgjigjet kësaj nisme, të financojë projektin në fjalë dhe të gjejë në tregun europian të ekspertizës një kompani gjermane lider në këtë fushë.

Ismail Beka, përfaqësues i zyrës së GTZ-s në Tiranë thotë se "për herë të parë në bashkëpunimin shqiptaro-gjerman implemetohet një projekt i tillë për përfshirjen e shoqërisë civile në politikat vendimmarrëse të qeverisë. GTZ-ja ka kontraktuar një kompani me shume përvojë ndërkombëtare në promovimin e kontributeve të shoqërise civile."

Kjo kompani është GOPA, është nga më të njohurat në Gjermani, në Europë dhe në kontinente të tjera në fushën e ekspertizes. GOPA ka dhënë ekspertizën e saj në zbatimin me sukses të mbi 3.000 projekteve për agjensi gjermane dhe të huaja, në më shume se 130 vende të botës dhe sidomos në vende me ekonomi në zhvillim dhe tranzicion si Shqipëria.

Valdet Sala, drejtuese e këtij projekti, i cili solli kompaninë e njohur gjermane edhe në Shqipëri tregon se si është konceptuar zbatimi i tij: "Partnerë nga ana e qeverisë janë zgjedhur dy ministri që janë shumë të rëndësishme: Ministria e Brendshme dhe ajo e Integrimit Europian. Që të dyja përmbajne kapacitete që tregojnë si dhe sa qeveriset në mënyrë demokratike në Shqipëri."

Zonja Sala flet për një proces ku të dyja palet- qeveria dhe shoqëria civile- shkëmbejnë rolet drejtuese në vartësi të njohurive që kanë për një fushë apo çështje të caktuar. "Kur vjen ky moment," thotë Valdet Sala, drejtuesja e projektit "Fuqizimi i shoqërisë civile dhe i strukturave demokratike", kufiri se ku kalon lidershipi per implementimin e nje ideje te caktuar leviz here tek qeveria kur kjo ka njohurite, ekspertizen dhe profesionalizmin e duhur, dhe here tek shoqeria civile. Kjo është edhe e bukura e ketij projekti. Ne kete proces implementues, menyra se si do te levize vija e kufirit se ku shkon lidershipi- here tek qeveria, here tek shoqeria civile- nderton ne nje fare menyre një proces, ku aktorët kryesore do të ndërtojnë edhe këtë bashkëpunim të dyanshëm.

Projekti synon të ndërtoje një bazë legjislative qe ky proces të institucionalizohet. Por jo vetem kaq. Nje komponent tjeter i rendesishem eshte sensibilizimi i qeverise per te krijuar alternativa financiare per shoqerine civile, frymemarrja financiare eshte jetike per rritjen e kapaciteteve te shoqerise civile
"Ne momentin kur nje organizate jo qeveritare, i behet e mundur te kete burime te ndryshme financiare, atehere ajo mund te kete zerin e saj, te thote mendimin e saj te xhveshur nga interesa te caktuara dhe do te perfaqesoje drejtpersedrejti, thjesht interesat e qytetareve" thote drejtuesja e projektit, Znj. Sala.

Ne historine e afert dhe jo te gjate te rolit te shoqerise civile ne Shqiperi ka ndodhur qe edhe eshte abuzuar me kete rol. Per fat te keq jo vetem nga qeveria.
Valdet Sala vjen ne drejtimin e projektit nga nje angazhim i fuqishem, shumevjecar per te promovuar vlerat e shoqerise civile dhe vene ne perdorim kapacitetet e saj.
Pikpamja e saj ne lidhje me abuzimin me shoqerine civile eshte mjaft realiste dhe e argumentuar me shembuj konkrete nga zhvillimet ne Shqiperi.
" Elementi abuziv nuk ndodh atehere kur nje aktor i caktuar kerkon te perdore per te kuruar imazhin e tij vlerat me te mira qe ka shoqeria civile. E keqja ndodh atehere kur perfaqesues te shoqerise civile, organizata te kesaj shoqerie lejohen qe te perdoren. Le te marrim si shembull .Ne te gjitha fushatat elektorale
eshte luajtur me rolin e gruas ne qeverisje. Dhe jo rralle ne qeverisje kane shkuar figura nga me progresivet dhe kontribueset ne shoqerine civile. Por ne momentin kur kane mbritur ne nivele te caktura te pushtetit dhe te politikes kane vepruar ne menyre te tille qe une te shtroj pyetjen: A i kane sjelle me vete vlerat qe kane kultivuar kur kane qene personalitete te shoqerise civile dhe nuk kane patur pushtetin politik apo ekzekutiv? Pra, nuk e shoh abuzimin me shoqerine civile si nje fenomen qe gjenerohet vetem nga politika. Eshte nje fenomen qe ka dy aktore dhe pergjegjese jane te dyja palet."

Projekti "Fuqizimi i shoqerise civile dhe i strukturave demokratike" perfundon ne vitin 2009. Ne harkun kohor te kesaj periudhe implementimi i tij do te ofroje ekspertize per te permiresuar kornizen institucionale, bazen ligjore qe e ben shoqerine civile nje komponent te kerkuar dhe te pandare ne vendimmarrjen politike. Pa lene menjane krijimin e asaj infrastrukture, klime dhe atmosfere qe partneriteti qeveri- shoqeri civile te ndertohet si nje proces ne vazhdim.


  • Data 07.02.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYs
  • Data 07.02.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYs
Reklamë