Portret i kandidatit të opozitës gjermane për president Horst Këhler | Gjermania | DW | 04.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Portret i kandidatit të opozitës gjermane për president Horst Këhler

Unioni Kristian-Demokrat (CDU), Unioni Kristian-Social (CSU) dhe Partia Liberale (FDP) arrijnë marrëveshje pë kandidatin e opozitës për pasardhësin e presidentit Rau.

Kandidati i opozitës për president, Horst Këhler

Kandidati i opozitës për president, Horst Këhler


Kushti më i rëndësisshëm për postin e presidentit federal gjerman plotësohet nga Horst Këhler: 61 vjeçari gëzon besimin mbipartiak. Ky besim në politikë dhe ekonomi shkon në adresë të kualifikimit të tij të shkëlqyeshëm dhe të padiskuteshëm si dhe metodës së tij konkrete të punës. Këhler disponon një talent të rrallë, për vënjen në jetë të interesave të cilat shihen me mosbesim, pa krijuar armiq.

Horst Këhler u lind me 22 shkurt të vitit 1943 në Skierbieszov, në Poloninë e pushtuar. Prindërit e tij ishin bujqë. Familja e tij ë shtë me origjinë nga Rumania. Ata në ikje prej ushtrisë ruse u shpërngulen në drejtim të perëndimit, fillimisht në rrethinën e Lajpcigut, pastaj në Baden-Vyrtemberg.

Pa iu qepur askujt dhe bezdisur askënd Këhler shumë shpejtë ka depërtuar në postet e larta. Por ajo që më së shumti e ka ndihmuar në rrugën drejt këtyre pozitave është një kombinim i kualifimit të lartë që ai posedon, angazhimi i pakufizuar dhe me përkushtim në punë si dhe maturia e tij. Me këto tipare ai ka bërë një karrierë të shkëlqyer, e cila më në fund atë do ta shpie në rezidencën Belvy, selinë e presidencës gjermane. Gjermania mund ta pranojë realitetin edhe pa zbukurime. Në këtë mënyrë Këhler edhe gjatë kohës sa ishte drejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar zhvillimet në Gjermani i shihte me sy kritik, pa i anashkaluar problemet:

"Pas analizës dhe para së gjithash nese bejme krahasime edhe me vendet tjera renia ekonomike tregon trende shqetësuese: dobësi vazhdojnë të mbetën aftësitë për konkurim, shpenzimet e punës dhe mungesa e shpikjeve të reja". thoshte Këhler.

Mungesa e zhvillimit në tregun gjerman të punës ka kohë që e preokupon zotin Këhler. Pas përfundimit të studimeve të ekonomisë dhe angazhimit të tij të parë në Institutin e Hulumtime Ekonomike në Universtitetin e Tybingenit si dhe në ngritjen e suksesshme në vitin 1976 në sektorin që mirret me politikat themelore të ministrisë federale të ekonomisë, një vit më vonë ai bëhet i njohur me një punim mbi ndikimet e përparimit teknik në tregun gjerman të punës.

Talenti i Horst Këhler shumë shpejtë zbulohet nga politikani Gerhard Stoltenberg. Kryeministri i atëhershëm i bundeslandit Shlesvig-Holshtajn e tërheq atë në kryeministrinë e Kilit. Në vitin 1982 Këhler kalon në Ministrinë e Financave. Shumë shpejt Këhler i cili një vit më parë ishte antarësuar në Unioni Kristiandemokrat depërton në qeverinë e Kolit si sekretar shteti për politikën monetare ndërkomëbtare. Në vitin 2000 Këhler emërohet drejtor në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Horst Këhler është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Për të familja është shumë me rëndësi:

"Për fat kam një grua të mrekullueshme e cila atë që kemi së bashku e organizon aq mirë, saqë nuk mbetet asgjë mangut, sqaron Këhler.

  • Data 04.03.2004
  • Autor Karl Zavadski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7N
  • Data 04.03.2004
  • Autor Karl Zavadski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7N