1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Portret i gjermanit më të pasur

Dagmar Kwiatkowski17 Qershor 2008

Si themelues i koncernit për prodhimin e softwarëve SAP, Dietmar Hopp, ka fituar shumë para dhe me një pasuri prej mbi 6 miliardë euro konsiderohet sot si një ndër gjermanët më të pasur.

https://p.dw.com/p/EL4v
Dietmar Hopp
Dietmar HoppFotografi: picture-alliance/dpa

Si themelues i koncernit për prodhimin e softwarëve SAP, Dietmar Hopp, ka fituar shumë para dhe me një pasuri prej mbi 6 miliardë euro konsiderohet sot si një ndër gjermanët më të pasur. Sot ai nuk interesohet më aq për paratë, se sa për fondacionin e tij. Për anagazhimin e tij Dietmar Hopp nderohet me 22 qershor me çmimin për ekonominë botërore të Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel. Dagmar Kwiatkowski me një portret

Edhe pse pas dy vjetësh Dietmar Hopp mbush 70 vjeç kalendari i tij vazhdon të jetë i mbushur plot: "Kam shumë angazhime së pari në fondacionin tim, ne klubin e futbollit dhe të golfit. Jam dhe aksioner në fima të ndryshme dhe e kam ditën të mbushur plot me takime. Por dita ime normale është e tillë, që unë bëj në mëngjes sport dhe në orën 10:30 jam në zyrën time në klubin e golfit."

Ky klub gjendet në St. Leon-Roth pranë Haidelbergut, jo larg qendrës së koncernit të tij SAP. Këtë klub, presidenti i të cilit është ai vetë, Hopp e ndërtoi para 10 vjetësh. Sot miliaderi nuk flet për paratë:

"Në rini po, atëhere për mua ishte e rëndësishme dhe thosha se desha të bëhesha milioner. Këtë gjë e arrita, por jo se pata dëshirë, por se pata shumë fat. Por kur i ke paratë ato nuk të duken më të rëndësishme. E di që një gjë e tillë tingëllon e çuditshme për dikë që nuk i shkojnë punët mirë, por paratë nuk të bëjnë jesh kush e di se sa të lumtur."

Fondacioni që Hopp themeloi para 13 vjetësh u vjen në ndihmë azileve të pleqve, kopshteve të fëmijëve apo spitaleve dhe është një ndër fondacionet më të mëdha të Evropës. Ky angazhim është për të një gjë e vetëkuptushme:

"Unë mendoj se dikush që ka kaq shumë fat sa unë dhe ka fituar kaq shumë para, duhet të ketë edhe përgjegjësinë sociale për t'u ndihmuar atyre që janë në nevojë."

Nevojë kanë edhe të rinjët që merren me sport. Për këtë tifozi Hopp, i cili ka luajtuar futboll edhe në rininë e vet ka ndërtuar në rajon rreth gjashtë qendra sporti për të rinjtë. Për momentin projekti i tij i madh është ndërtimi i një stadiumi modern për 30 mijë spektatorë në Sinsheim, ku mund të zhvillohen edhe ndeshjet e Bundesliges. Ky stadium kushton 60 milionë euro dhe pritet të inagurohet në fund të vitit. Po pas këtij projekti do të fillojë stadi i qetësisë apo planifikimi i një projekti tjetër të madh?

"Për momentin jo, stadiumi është një projekt kurorëzues i jetës sime, por edhe pas tij nuk do të bie në qetësi, një gjë e tillë nuk është për mua."