1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Polonia zgjodhi Amerikën por provokoi Rusinë

Thomas Rautenberg3 Shkurt 2008

Pas dakordimit parimisht ditën e premte në Uashington për stacionimin e këtij sistemi, dhe premtimit amerikan për modernizimin e ushtrisë polake, ka reaguar Rusia.

https://p.dw.com/p/D1k6
Sistemi "Patriot" i antiraketaveFotografi: dpa

Së shpejti kryeministri polak, Donald Tusk do të vizitojë Moskën. Ai duhet t'ja shpjegojë qartë Putinit se çfarë nënkupton dakordimi në parim mes Varshavës dhe Uashingtonit për stacionimin e sistemit antiraketor.

Në vizitën e ministrit të jashtëm polak, Radek Sikorski në Uashington të premten u ra dakord parimisht për stacionimin e sistemeve mbrojtëse që do të asgjësonin raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi. Nga ana e saj ministrja e jashtme amerikane, Kondoliza Rajs (Condoleeza Rice)u shpreh se Amerika ndjen përgjegjësinë për të ndihmuar modernizimin e ushtrisë polake.

Polens Aussenminister Sikorski mit Condoleezza Rice
Sikorski dhe RajsFotografi: AP

Premtime nga pala amerikane

Ministri i jashtëm polak, Radek Sikorski e argumentoi dakordimin në Uashington me garancinë për siguri që u dha nga pala amerikane: "NATO-ja përforcon së tepërmi kompetencat e saj në drejtim të mbrojtjes nga raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi. Polonia do të marrë pjesë këtu. Vendimet kryesore do të merren veçse nga kryeministri Tusk dhe presidenti amerikan Bush. Ne jemi të mendimit se as mburoja antiraketore dhe as sistemet moderne të mbrojtjes nga ajri nuk janë të drejtuara kundër Rusisë."

Shumica e popullit polak nuk është e entuziazmuar për këtë hap që ndërrmori qeveria. Shqetësimi i polakëve se mund të futen në tabelën e qitjes së raketave ruse është shumë i madh:

Një polake thotë: Kam përshtypjen se ne vetëm po përdoremi nga amerikanët." Ndërsa një polak është i mendimit: "Shoqëria as nuk është informuar se ku janë të mirat dhe pasojat e një stacionimi të tillë."

Rreth 70% e popullsisë polake refuzojnë stacionimin e sistemit antiraketor. Madje pas publikimit të lajmit për dakordimin në parim të këtij stacionimi njerëzit dolën në proetsta.

Një gjë është e sigurtë. Për kryeministrin polak, Donald Tusk vizita së shpejti në Moskë do të jetë tepër e vështirë. Putini ka kërcënuar me stacionimin e raketave tepër moderne me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi në Kaliningrad në rast të angazhimit të Varshavës.

Nga ana tjetër ambasadori rus në NATO, Dmitri Rogosin pas hapit të Polonisë për pranimin në parim të stacionimit i tha agjensisë "Interfax" se këto janë tone të tjera nga ato që kemi dëgjuar nga kryeministri Tusk. Rogosin akuzoi qeverinë polake për mosnxjerrjen e mësimeve nga e shkuara. "Përpjekjet për të kaluar një linjë konfrontimi në Poloni kanë përfunduar në mënyrë tragjike, si në Luftën e II Botërore" i tha ai Interfax.