Polonia vazhdon kursin e konfrontimit me BE-në | NRS-Import | DW | 08.10.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

NRS-Import

Polonia vazhdon kursin e konfrontimit me BE-në

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese polake pjesë të së drejtës së BE -së janë të papajtueshme me kushtetutën e vendit. Vendimi mund të nxisë më tej mosmarrëveshjen midis Varshavës dhe Brukselit.

A është e mundur që ligji evropian të ketë përparësi mbi të drejtën kushtetuese polake? Gjykata Kushtetuese polake në Varshavë vendosi që pjesë të së drejtës së BE-së janë të papajtueshme me të drejtën kombëtare polake.

"Përpjekja e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të ndërhyrë në sistemin gjyqësor polak shkel (...) rregullin e përparësisë së kushtetutës dhe rregullin që në procesin e integrimit evropian ruhet sovraniteti", vendosën gjyqtarët në Varshavë.

Shtyrje disa herë e vendimit 

Konkretisht çështja lidhej me pyetjen nëse dispozitat e traktateve të BE-së, me të cilat Komisioni i BE-sëjustifikon të drejtën e tij për të thënë një fjalë në çështjet e sundimit të ligjit, janë në përputhje me kushtetutën polake. Gjykata e kishte shtyrë vendimin për këtë çështje disa herë. Si arsye u tha në fund se ishin paraqitur aspekte të reja dhe gjykatës i duhet kohë për të formuluar pyetje në lidhje me to.

Polen | Oberster Gerichtshof in Warschau

Gjykata e Lartë e Polonisë

Kryeministri Mateusz Morawiecki i kishte kërkuar Gjykatës Kushtetuese të Polonisë që të rishikonte një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) të 2 marsit 2021. Në vendim gjyqtarët kryesorë të BE-së konstatonin se ligji i BE-së mund t'i detyrojë shtetet anëtare të shpërfillin dispozita të caktuara të ligjislacionit kombëtar, edhe nëse është ligj kushtetues. Sipas GJED procedura për emërimet në Gjykatën Supremenë Poloni shkel ndoshta ligjin e BE. 

Polen Premierminister Mateusz Morawiecki

Mateusz Morawiecki

Kjo do të nënkuptonte që GJED-ja mund ta detyrojë Poloninë të shfuqizojë pjesë të reformës së diskutueshme gjyqësore të qeverisë kombëtare-konservatore PiS. Për shkak të reformave Komisioni i BE-së ka nisur tashmë disa procedura kundër qeverisë së Varshavës dhe ka ngritur padi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (GJED).

Mungesë mirëkuptimi në BE

Komisioni i BE-së reagoi "i shqetësuar" ndaj gjykimit të Gjykatës Kushtetuese Polake. Brukseli do të përdorë "të gjitha mjetet" për të siguruar që ligji i BE-së të respektohet në Poloni, tha Komisioneri i Drejtësisë i BE-së, Didier Reynders. Parimi që ligji i BE-së ka përparësi mbi të drejtën kombëtare dhe karakteri detyrues i vendimeve të gjyqësorit të BE-së janë thelbësore për Bashkimin Evropian.