Polonia nën drejtimin e binjakëve Kazhinski | Evropa | DW | 08.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Polonia nën drejtimin e binjakëve Kazhinski

Polonia pritet të drejtohet së shpejti nga vëllezërit binjakë Kazhinski. Kryeministri polak Kazhimierc Marçinkievish i deklaroi premten në darkë kryesisë së partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi se do të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Si pasues të këtij në këtë detyrë ai rekomandoi 47-vjeçari Jaroslav Kashinzki. Presidenti i parlamentit Marek Jurek deklaroi se parlamenti polak mund të votojë që javën e ardhëshme për një mocion mosbesimi për qeverinë aktuale.

Polaket protestojnë ndaj binjakëve të plotfuqishëm

Polaket protestojnë ndaj binjakëve të plotfuqishëm

Pas dorëheqjes së tij të premten në darkë kryeministri polak Kazhimir Marcinkiewitz vazhdon të mbulohet me një perde heshtjeje. E vetmja gjë që merret vesh prej selisë së partisë Ligj dhe Drejtësi është se ai ka propozuar si pasardhës për postin e kryeminstirit kryetarin e partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) në qeveri Jaroslav Kazhinskin. Zëdhënësi i kësaj partie Adam Bielan sqaron:

"Kryetari i PiS-së, Jaroslav Kashinski ishte kandidati kryesor i partisë në zgjedhje. Dhe zgjedhjet PiS i fitoi me Kazhinskin. Prandaj unë besoj se ky vedim është krejtësisht normal."

Versioni zyrtar i konservatorëve polakë sipas së cilit ata i kishin kërkuar Marcinkiewicit që të jepte dorëheqjen, sepse me bisedimet me opozitën liberal-konservatore e kishte fyer partinë e vet PiS, po bëhet gjithnjë e më i dyshimtë. Partneri i koalicionit të PiS, Roman Giertich, i partisë Lidhja nacionaliste e familjeve polake, deklaroi se Jaroslav Kazhinski i kishte informuar që të mërkurën e kaluar krerët e partive të koalicionit qeverisës në lidhje me ndryshimin e qeverisë duke sqaruar se do të ishte vetë kandidat për postin e kryeministrit.

"Këtë gjë e morëm vesh gjatë një takimi të partnerëve të koalicionit. Ne vetëm na u morr mendim dhe unë thashë se ne e respektojmë të drejtën e partisë që fitoi numrin më të madh të votave, që të propozojë kandidatin për këtë post. Personalisht unë gëzohem që ky kandidat është Jaroslav Kashinski." - tha Giertich.


Sipas kësaj del që ndryshimi në kreun e qeverisë polake ka të bëjë vetëm me dëshirën e Jaroslav Kazhinskit, që të zërë pas presidentit të vendit, vëllait të tij binjak Lech Kazhinski, vendin e dytë më të rëndësishëm në Poloni, atë të kryeminsitrit.

Lufta e brendshme politike në radhët e PiS do t'u japë krahë ekstremeve dhe armiqve të Evropës në politikën polake, thekson Rishard Kalish, Ministër i Brendshëm në qeverinë Belka:

"Ky është një sinjal i keq. Një Jaroslaw Kazhinski si kryeministër do të thotë për Poloninë izolim. Një izolim sidomos kundrejt Evropës, sepse me vendet e tjera të BE-së nuk do të kooperim, por armiqësim. Armiqësi do të ketë madje me të gjithë botën e jashtme. Këtyre u shtohet mungesa e logjikës së Kazhinskit pët të gjitha problemet dhe çështjet e tregut të lirë."

Ndërkohë partnerët ekstremistë të koalicionit po e shfrytëzojnë situatën për të forcuar pozitën e tyre brenda radhëve të qeverisë. Për të arritur koalicionin e ardhshëm me populistët dhe nacionalistët Jaroslav Kazhinskit do t'i duhet me hir a me pahir që t'ua plotësojë kërkesat ultra të djathtëve.

  • Data 08.07.2006
  • Autor Thomas Reutenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAf
  • Data 08.07.2006
  • Autor Thomas Reutenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAf