1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

221009 USA Polen

22 Tetor 2009

Zv/presidenti amerikan Joe Biden shpjegoi në Varshavë, në stacionin e parë të udhëtimit të tij në Evropën Qëndrore dhe Lindore, politikën e Barack Obamës lidhur me mbrojtjen kundër raketave.

https://p.dw.com/p/KCnm
Joe Biden garantoi të mërkurën ( 21.10.) se rajoni nuk do të lihet vetëm, apo në dorën e Moskës.
Joe Biden garantoi të mërkurën (më 21.10.) se rajoni nuk do të lihet vetëm, apo në dorën e Moskës.Fotografi: AP

Zv/presidenti amerikan Joe Biden shkoi në Varshavë në rradhë të parë për të demonstruar se ndërmjet Polonisë dhe SHBA-së është gjithçka në rregull. „Të jeni të sigurtë se lidhja jonë me Poloninë është e patundshme dhe ne gëzohemi për bashkëpunimin e mëtejshëm me Poloninë."

Këtë deklaratë dashurie e kishin pritur shumë polakë, sepse së fundi tek shumë njerëz ishte krijuar përshtypja se qeveria e re amerikane interesohet më shumë për Rusinë, se sa për shtetet e Evropës Lindore dhe Qëndrore. Heqja dorë e Barack Obamës nga mbrojtja e raketave në Poloni dhe Çeki i kishte ngarkuar marrëdhëniet bilaterale.

Po ashtu me lehtësim reagoi kryeministri i Polonisë Donald Tusk ndaj pohimit të Bidenit, se Polonia do të luajë një rol të rëndësishëm në projektet e reja. „Dua të theksoj me forcë, se ne na duket shumë interesant dhe i dobishëm ky projekt i ri i mbrojtjes nga raketat, që ne e quajmë projekti SM3. Dhe ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në të në mënyrë adekuate."

Sistemi amerikan i mbrojtes raketore i planifikuar të ngrihet në Poloni dhe Çeki.
Sistemi amerikan i mbrojtes raketore i planifikuar të ngrihet në Poloni dhe Çeki.

Polonia sipas kësaj do të stacionojë në vend raketa amerikane SM3. Ndryshe nga c'ishte planifikuar ato nuk duhet të përballojnë raketa me rreze të gjatë veprimi nga Lindja e Mesme, por armë me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi. Gjendja e sigurisë ka ndryshuar, deklaroi Biden, prandaj Barack Obama është distancuar nga paraardhësi i tij George W. Bush: „Polonia është njëra nga aleatet tona. Ne kemi ditur të vlerësojmë, se Polonia ka mbështetur planet e mëparshme për mbrojtjen kundër raketave. Dhe ne e vlerësojmë shumë, që qeveria polake është sot e një mendimi me ne se ekzistojnë rrugë më të mira për t'u mbrojtur me teknologji të reja kundër kërcënimit prej raketave. Sepse plani ynë garanton më shumë siguri për NATO-n, për Poloninë dhe SHBA-në.“

Raketat SM3 ndërkohë konceptohen vetëm si armë të lëvizshme për anije. Akoma është e diskutueshme, se kur do të ketë raketa, që nisen nga toka. Presidenti i Polonisë Lech Kaczynski, i cili u takua gjithashu me Joe Biden, tha, se sistemi i ri do të futet në veprim hap pas hapi. „Bashkëpunimi parashikon katër faza ndërmjet vitit 2011 dhe 2018. Në këtë kontekst ne kemi folur edhe për kushtet për stacionimin e trupave amerikane në këtë territor."

Që Amerikës i nevojitet Polonia si partner në çështjet e strategjike ushtarake, është një mesazh që del nga vizita e shkurtër Bidenit. e dyta është ndoshta më e rëndësishmja: Amerikanët dhe polakët janë pësëri në miqësi me njëri-tjetrin."

Autor : Ludger Kazmierczak / Angelina Verbica

Redaktoi : Aida Cama