Politika, sindikatat dhe shoqatat e industrisë paralizojnë njëri-tjetrin | Studimi në Gjermani | DW | 28.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Politika, sindikatat dhe shoqatat e industrisë paralizojnë njëri-tjetrin

Reforma në tregun e punës, financimi i rrjetit të transportit për distancat e shkurtra, vendimi i Suzane Osthof për t'u rikthyer në Irak

Tregu i punës në Gjermani rritet me shpejtësinë e një kërmilli

Tregu i punës në Gjermani rritet me shpejtësinë e një kërmilli

Shtypi i sotëm gjerman i rikthehet temës së ndjeshme së reformimit të tregut të punës dhe ringjalljes së ekonomisë. Për këtë temë në gazetën "taz" që del në Berlin lexojmë:"Të gjitha apelet zyrtare nga çfarëdo instance të lartë të vijnë nuk arrijnë asgjë përsa kohë konsumatorëve u mbeten gjithnjë e më pak para dhe përsa kohë ata vazhdojnë t'i druhen humbjes së vendit të punës. Sa më lart janë rregulla të njohura të makroekonomisë por injorohen hapur. Nuk janë pagat bruto ato që kanë rëndësi por ajo çfarë mbetet neto. Ne gjermanët prej dekadash përpunojmë një reformë të shtetit tonë social. Por përveç shtimit të borxheve, vëzhgimit më të kujdesshëm të përfituesve të shërbimeve sociale dhe disa pak shkurtimeve nuk na ka rënë asgjë e re në mend. Frontet e palëve që pretendojnë se shqetësohen, pra politika, sindikatat dhe shoqatat e industrisë vazhdojnë të paralizojnë njëri-tjetrin."

Mbi të njëjtën temë citojmë nga "Westdeutsche Zeitung" që botohet në Dyseldorf: "Qeveria e mëparshme nuk mund të akuzohet për shpalljen me bujë në vitin 2003 të një epoke reformash. Por ajo duhet akuzuar se zgjoi pritje krej jorealiste. Instrumentat e një politike aktive të tregut të punës duhet të mbeten pa zë përsa kohë ekonomisë i mungon dinamika."

Gazeta "Handelsblatt" trajton sot në faqet e saj problematikën e financimit të transportit publik për distancat e shkurtra dhe parlajmëron ndaj rrezikut të shkurtimeve në këtë sektor. Citojmë:"Sektori publik vazhdon të këtë si detyrë ruajtjen e një rrjeti funksionues në transport për distancat e shkurtra. Kjo nuk është vetëm një detyrim i sanksionuar në ligjin themeltar por edhe një politikë në shërbim të qytetarit për të cilën nuk ka alternativa të vërteta. Kush dëgjon mëngjeseve në radio në qytetet e mëdha njoftimet për bllokime të trafikut nuk do të tregojë aspak mirëkuptim për ndalimin e linjave të metrove për arsye sigurie pasi nuk ka para për rinovimin e teknikës sinjalizuese. Politika i thjeshton së tepërmi gjërat nën trysninë e nevojës për kursime. Deviza sipas së cilës deri tani është investuar mjaft në transportin publik për distancat e shkurtra dëshmon një dritëshkurtësi të frikshme. Se ku çon neglizhimi i linjave të autobuzëve dhe metrove e tregojnë në mënyrë dramatike metropolet e mëdha në botë të mbytura nga metali i autoveturave."

Shtypi gjerman reagon sot edhe ndaj vendimit të arkeologes gjermane Osthoff të liruar pak ditë më parë nga duart e rrëmbyesve të saj në Irak për t'u rikthyer dhe vazhduar punën e saj atje. Për këtë temë nga gazeta "Frankfurter Rundschau" citojmë:"Ndryshe nga turistët e rrëmbyer vite më parë në Sahara apo aventurierë të tjerë arkeologia Osthof nuk kalon pushime zbavitjeje në Lindjen e Afërme. Iraku është qëndra e jetës së saj private dhe profesionale. Kjo mund të konsiderohet mendjelehtësi apo papërgjegjshmëri por nuk është e dënueshme. Ky konstatim e kthen çështjen Osthof në dilemë për politikën. Ish pengut mund t'i bëhet e qartë se do të përgjigjet vetë për aktivitet e ardhshme në Irak. Mund t'i ndërpriten edhe financimet për projekte apo të detyrohet të paguajë për shpëtimin nga duart e rrëmbyesve. Por në rast nevoje, edhe për Suzane Osthof duhet dhe do të vlejë e drejta humanitare, e drejta për t'u ndihmuar."

Gazeta "Pforzheimer Zeitung" mban qëndrim kritik ndaj vendimit të Osthof. Citojmë:"Përveç vetë Suzane Osthof nuk ka thuajse asnjë njeri që do të tregonte mirëkuptim për planet e arkeologes. Rreziku në të cilin do të vinte veten është tepër i qartë, fyerja që i bëhet qeverisë gjermane që u angazhua me sukses për lirimin e saj është tepër e madhe, dhe ky vendim është një shuplakë e fortë në fytyrë për të gjithë ata gjermanë të cilët dolën në rrugë për të rrëmbyerën. Qeveria gjermane që nga dita e djeshme duhet të ndihet e çliruar nga detyrimi për t'i ardhur edhe njëherë në ndihmë kësaj gruaje në rast nevoje."

  • Data 28.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsB
  • Data 28.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsB