Politika reagon ndaj rrëzimit të Ligjit për Sigurinë Ajrore | Gjermania | DW | 15.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Politika reagon ndaj rrëzimit të Ligjit për Sigurinë Ajrore

Gjykata kushtetuese federale e hodhi poshtë ligjin për sigurinë e hapësirës ajrore të Gjermanisë. Dhe reagimet e partive politike për vendimin e gjykatësve janë të ndryshme.

Aeroplanë luftarak gjerman Phantom F4-F

Aeroplanë luftarak gjerman Phantom F4-F

Një angazhim i ushtrisë gjermane, Bundesverit, brenda vendit, nga pikëpamja e kryetarit të fraksionit të Partisë Socialdemokrate Gjermane Peter Shtruk nuk është më temë diskutimi. Ministrit të brendshëm Volfgang Shäuble, ish-ministri i brendshëm i bëri thirrje që të heqë dorë nga mendime të tilla. Shumë i kënaqur megjithatë Shtruku nuk është me vendimin për ligjin e sigurisë së hapësirës ajrore të Gjermanisë:

"Gjykata Kushtetuese Gjermane në këtë çështje e la të vetme politikën, për mënyrën se si duhet të veprojë ajo me kërcënimet terroriste nga ajri dhe rruga detare. Ne do ta analizojmë vendimin me hollësi dhe do të vendosim pas kësaj, nëse do të ekzistojë mundësia për të marrë masa të tjera ligjore, për ta bërë zap këtë kërcënim."

Në dallim nga Partia Socialdemokrate Gjermane, unionistët tani për më tepër shohin nevojën, që përmes një ndryshimi të kushtetutës gjermane të mundësohet angazhimi i ushtrisë gjermane brenda vendit që në Kampionatin Botëror të Futbollit në verë. Ministri i brendshëm i Bavarisë, Günter Beckstein e komentoi vendimin në kuadër të Kongresit të Policisë Evropiane në Berlin:

"Përsa u përket shkaqeve materiale, unë jam i sigurtë se hapja zjarr kundër njerëzve të pafajshëm (në avion) është kundër dinjitetit të njeriut. Megjithatë, të mundura janë edhe mendime, sipas të cilave të thuhet: është e mundur të jepet një urdhër që nuk e shkel drejtësinë. Por që t'i vrasësh njerëzit megjithatë sërish nuk është e ligjshme, por vetëm një shkak përjashtues i gabimit."

Eksperti i politikës së brendshme i liberalëve, Max Stadler tërhoqi vëmendjen për faktin se rrëzimi duke hapur zjarr i avionëve pa njerëz ose i atyre, në të cilët ndodhen vetëm doras, është edhe më tej i lejuar. Puna është që të përmirësohen masat e sigurisë:

"Për pasagjerët ne duhet të përpiqemi që të mos e lejojmë rrezikun të paraqitet fare. Unë jam për atë, që kontrollet të jenë sa më intensive që të jetë e mundur që me hyrjen në aeroport ose në kryerjen e procedurave para hipjes në avion. Sepse vetëm atje ke ende mundësi ta frenosh një situatë rreziku. Më vonë, sido që të jetë, edhe pas ligjit të anulluar do të jetë shumë vonë."

Edhe partitë e tjera opozitare u shprehën të kënaqura. Sekretari i pëgjithshëm i Fraksionit Parlamentar të të Gjelbërve, Volker Beck tha se e drejta bazë e dinjitetit të njeriut në këtë mënyrë u forcua. Zëdhënësi i politikës së jashtme të Fraksionit Të Të Majtëve, Volfgang Neskovic deklaroi se shqetësimi për atentatet terroriste nuk duhet të bëjë që vlera qendrore të kushtetutës sonë të eleminohen me lehtësi.

  • Data 15.02.2006
  • Autor Marcel Fürstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1I
  • Data 15.02.2006
  • Autor Marcel Fürstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1I