Politika në Shqipëri e kyçur në rreth vicioz | Ballkani | DW | 15.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Politika në Shqipëri e kyçur në rreth vicioz

Në Tiranë nuk ka asnjë shenjë të kompromisit politik mes qeverisë dhe opozitës për zgjedhjet lokale. Rrezikohen të dështojne zgjedhjet lokale të 20 janarit në Shqipëri

Tirana

Tirana

Qeveria dhe opozita kane forcuar qendrimet e tyre te kunderta: Qeveria per kryerjen e tyre ne daten e mesiperme: opozita per shtyrjen e tyre te pakten nje muaj. Ne mes te dy paleve ne konflikt te hapur qendron Presidenti i Republikes Moisiu, i cili ndonese po hesht ka lene qarte te kuptohet se shtyrja e dates se zgjedhjeve lokale, e shpallur prej tij, mund te shtyhet.

Kjo i ka shtuar konfliktit edhe nje permase tjeter; ate mes maxhorances dhe presidentit, duke i bere edhe me delikate marredheniet mes tyre, te lekundura keqazi qe nga mosshkarkimi i Prokurorit te Republikes, Theodhori Sollakut dhe akuzave ndaj Presidentit per mbeshtetje ndaj krimit te organizuar.

Sinjali i acarimit u dha i qarte te premten pasdite kur Bamir Topi nenkryetari i PD dhe kryetari i grupit parlamentar te kesaj partie e quajti shkelje flagrante te Kushtetutes, gadishmerine e Presidentit Moisiu per te shtyre zgjedhjet ne rast se qeveria dhe opozita arrijne ne nje konsensus politik per kete çeshtje.

Bamir Topi i ka kujtuar ligjin dhe Kushtetuten dhe detyrimin per mos mbajtur qendrime te ndryshme ndaj tyre: njehere t´i respektoje afatet kushtetuese per zgjedhjet lokale duke shpallur 20 janarin 2007, heren tjeter te jete i gatshem t´i shtyje ato. Kurse Presidenca ka bere publik qendrimin e saj zyrtar se ne rast te kompromisit shtyrja eshte e realizueshme.

Por deri tani nuk ka asnje sinjal per arritjen e kompromisit Qeveri- opozite. Perkundrazi, te dyja palet po ecin ne drejtime te kunderta. Qeveria duke kercenuar me ndjekje penale perfaqesuesit e opozites ne pushtetin lokal qe nuk marrin pjese ne pergatitjen e procvesit zgjedhor, opozita duke e shtrire vendimin per bojkot te zgjedhjeve edhe ne punimet e Parlamentit duke hyre ne nje spirale ne ngjitje te kundershtimit te saj, ndaj asaj qe opozita e quan“ mungese garancish per arritjen e standarteve nderkombetasre“..

Pasoja e pare e situates se krijuar eshte pamundesia per te miratuar ne Parlamnetin ku opozita mungon amendamentet e Kodit Elektoral egzistues, kod ,i cili vleresohet nga faktori nderkombetar me hapesira boshe ligjore, qe mund te lejojne manipulimin. Kur nuk ka nje kod te ri, kur kodi i vjeter apo ekzistues nuk ka mundesi te reformohet lideri i opozites u shopreh se“ nuk mund te kete zgjedhje pa ligj“

Por nuk eshte vetem mungesa e ligjit elektoral, kali i betejes se socialisteve per te shtyre zgjedhjet e 20 janarit 2007. Jane listat e zgjedhesve, te cilat nuk jane hartuar ende dhe as jane shpallur, kur nga data e zgjedhjeve lokale kane mbetur vetem 35 dite.
„Duam qe listat te verifikohen nga qytetaret dhe kundershtari- tha te premten pasdite Edi Rama. Qe te mos ndodhe si ne zgjedhjet e kaluara, qe kundershtari ta justifikoje humbjen me listat e zgjedhesve.“

Ndonese nuk ka asnje shenje te nje levizjeje konverguese ne qendrimet e qeverise dhe te opozites palet i bejne ftesa njera tjetres te fillojne dialogun, ne dobi te qytetareve.

Situata duket e kyçur ne nje rreth vicioz. Zera nga opozita por edhe nga opinioniste te pavarur te Tiranes po shfaqen ne opinionin politik dhe publik qe nje nderhyrje ose arbitrim i faktorit nderkombetar do ta nxirrte situaten parazgjedhore ne Shqiperi nga kaosi ku ajo po futet.

  • Data 15.12.2006
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AraM
  • Data 15.12.2006
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AraM
Reklamë