Politika e zhvillimit para sfidave të reja | Gjermania | DW | 25.05.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Politika e zhvillimit para sfidave të reja

GTZ paraqet raportin vjetor 2003

Shoqata për bashkepunimin teknik (GTZ) e sheh politikën e ndihmës për zhvillim para sfidave të reja. Gjithnjë e më shumë shtrohet pyetja, se në çfarë mase nën mbrojtjen e sigurisë kombëtare zhvillohet politika për zhvillimin, tha kryetari i keshillit kryesues të GTZ-së dhe sekretari në ministrinë e ndihmës për zhvillimin, Erich Stather, të martën në prezantimin e raportit vjetor të GTZ-së në Berlin. Kështu angazhimi në Afganistan është një shembull për ndarjen eficiente të punës dhe një komponent i fortë civil i rindertimit.

Një nga shtyllat më të rëndësishme të ndihmës gjermane për zhvillimin, organizata për bashkëpunimin teknik, shkurtimisht GTZ ka prezantuar një bilanc vjetor krenar. Në shqyrtimin e organizatave nderkombetare që merren me projektet e zhvillimit GTZ arriti vendin e parë ndër vendet e mëdha të industrializuara, shtetet e G 7. Edhe në vende të tjera GTZ dëshmoi vendin e saj drejtues nder ata që ndihmojnë për zhvillimin, siç pohoi drejtuesi i shoqatës, Wolfgang Schmitt, në prezantimin e raportit vjetor:

"Në krijimin e fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve në dhjetë vende amerikanolatine në bashkëpunim me bankën latinoamerikane për zhvillimin dhe bankën botërore kemi arritur një këshillim aq të mirë të qeverive, saqë programi u nderua me "Annual Award of the international road federation", një lloj çmimi nobel për qarkullimin rrugor."
GTZ vitin e kaluar ka harxhuar rreth 900 milionë euro. Në të njëjtën periudhë kohe ajo mori porosi në vlerë prej rreth një milionë euro, në radhë të parë nga burimet e qeverisë gjermane dhe ketu në rradhë të parë nga ministria për bashkëpunimin ekonomik, përgjegjëse për zhvillimin. Në këto sfere u investuan 123 milionë euro, porositë arriten në 160 milionë euro. Gjithsej GTZ zhvilloi mbi 2 700 projekte në 131 vende. Në ta merrnin pjesë 1 100 ekspertë të ardhur dhe më shumë se 7 000 fuqi punëtore nga vendet në zhvillim. Keto operacione drejtohen nga më shumë se 1000 ekspertë në qendrën në Eshborn në afersi të Frankfurtit.
Një pikë e rendësishme e punës së GTZ-së është Afganistani. Ketu ajo ndihmoi në organizmin e asamblesë kombetare të udheheqesve të fiseve Loja Xhirges dhe është përpjekur të forcojë strukturat rajonale të vendit. Kryetari i keshillit drejteus të GTZ-së, sekretari i shtetit në ministrinë federale për bashkëpunimin ekonomik, Erich Stather, tha se në këtë punë ka patur edhe diferenca në mendime më njësitë e Bundesverit ushtrisë gjermane të stacionuara në Afganistan.

"Që ushtarët e Bundesverit sigurisht edhe besojnë, se kanë aftesi të hapin puse, që parimisht është e vertetë. Por ata nuk mund të hapin pa nderprerje puse. Dhe njerezit tanë thonë shpesh: "Ajo çfarë beni ju është çmenduri. Ajo do të shkaterrohet pas dy vjetesh. Kjo nuk bëhet." Ata duhet të mblidhen vete, janë sa të duash njerëz."

Edhe për strehimin e ndihmesve të GTZ-së kishte diferenca në mendime me forcat ushtarake. Ndersa Bundesveri kerkoi që ndihmesit e GTZ-së të banonin në kampet e ndertuara nga ushtarakët, ata preferuan të hyjnë në një shtepi gjermane, e cila kontrollohet nga roje civile. Ndersa kampi ushtarak i Bundesverit është qëlluar, thotë sekretari i shtetit, shtepia gjermane me punonjësit civilë mbeti e paprekur.

  • Data 25.05.2004
  • Autor Wolter von Thiesenhausen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6X
  • Data 25.05.2004
  • Autor Wolter von Thiesenhausen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6X