Polemikë e fushatës zgjedhore | Evropa | DW | 04.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Polemikë e fushatës zgjedhore

CDU kërkon të ridiskutohet për pranimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në BE

default

Bullgaria dhe Rumania sipas planeve të BE-së do të pranohen mundësisht që në vitin 2007, apo më së voni në vitin 2008. Por disa ditë pasi ministrat e jashtëm të BE-së nënshkruan marrëveshjet e pranimit me Bullgarinë dhe Rumaninë, nga rradhët e opozitës gjermane ngrihen zëra proteste. Qeveria socialdemokrate dhe e gjelber duhet të bisedojë përsëri, sepse sipas shumë politikanëve të unionit kristiandemokrat duhet penguar vala e forcave të lira të punës, që vijnë në Gjermani. Përveç kësaj shtohen edhe dyshimet, në se standartet demokratike në të dy vendet e Ballkanit edhe në vitet e ardhshme do të arrijnë në të vertetë nivelin e BE-së. A po bëhet momentalisht në Gjermani një fushatë e qëllimshme kundër Bullgarisë dhe Rumanisë?
Konjunktura gjermane nuk po ecen përpara, vendet e punës nuk po hapen dhe në BE vazhdon të diskutohet për orientimet, që e hapin tregun e punës për rrogat e ulëta. Tani konstatohet se euforia para një viti për zgjerimin e BE-së në lindje në fakt ishte e inskenuar në mënyrë të përsosur, por shumë gjermanë kanë shqetësime të medha. Sepse ata nuk e ndjejnë hovin ekonomik, të cilin e profetizuan politikanët dhe sipërmarrësit me hapjen e tregjeve të Evropëps Lindore ndaj ekonomisë gjermane. Përkundrazi konkurrenca sidomos në formën e dumpingut të pagave në tregun e punës është shtuar. Frika nga krahu i lirë i punës nga Evropa Lindore është e justifikuar. Dhe deri tani asnjë parti në Gjermani nuk ka paraqitur një koncept të qartë për të luftuar me efektivitet dumpingun e pagave. Për të mos folur se si mund të ulej shifra alarmuese prej 5 milionë të papunëve në Gjermani së paku së shpejti.
Tani kristiandemokratët mundohen të fitojnë vota nga kjo temë. Sepse nuk duhet kaluar pa u parë, se është fushatë zgjedhore në landin më të populluar të Gjermanisë, në Nordrheinwestfalen. Dhe prandaj Unioni Kristian Demokrat nuk mbetet tek konstatimi i përgjithshëm, se zgjerimi i madh i BE-së duhet përpunuar një herë, përpara se të diskutohet për pranime të tjera. Qeveria socialdemokrate dhe e gjelbër nuk ka punuar siç duhet në bisedimet me Bullgarinë dhe Rumaninë dhe keshtu siç është shprehur një politikan i Unionit Kristiandemokrat "ka hapur dyert për dumpingun e pagave në Gjermani."
Po të heqësh mënjanë polemikën e zakonshme për fushatën elektorale, mbetet vetem një frikë e madhe nga pasojat negative ekonomike të zgjerimeve të tjera të BE-së. Një frikë e cila nuk duhet të ngatërrohet me një armiqësi të posaçme ndaj Rumanisë dhe Bullgarisë. Kjo nuk përbën krahasim me debatin për pranimin e Turqisë, kur thuajse të gjitha kokat udhëheqëse të partive të unionit vënë në diskutim përkatësinë e turqve ndaj vlerave të përbashkëta evropiane për shkak të dallimeve kulturore. Këtë nuk do ta bënte askush me rumunët dhe bullgarët.
Dallgët do të qetësohen përsëri të shpejti, më së voni kur të ketë kaluar periudha e nxehtë e fushatës elektorale. Sepse edhe tek Unioni Kristiandemokrat e dinë se hyrjen e Rumanisë dhe Bullgarisë nuk mund ta pengojë më askush. Sepse premtimi për pranim, të cilin BE e ka bërë para disa vitesh, është definitiv. Tani fjala është vetëm për afatin e duhur. Dhe ai do të përcaktohet nga të dy vendet e Ballkanit, me mirë të themi nga qeveritë e tyre. Në se pranimi do të bëhet në vitin 2007, apo në vitin 2008, varet nga fakti në se do ta mbajnë tempin e premtuar të reformave apo jo.

  • Data 04.05.2005
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEZ
  • Data 04.05.2005
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEZ