Podgoricë - Pas sezonit turistik përballja me variantin Delta të virusit | Ballkani | DW | 24.09.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Podgoricë - Pas sezonit turistik përballja me variantin Delta të virusit

Pas një sezoni të sukseshëm turistik, Mali i Zi po përballet me situatë të rëndë epidemiologjike shkaktuar nga varianti Delta i Covid-19.

Situata epidemiologjike në Mal  të të Zi është e rëndë dhe autoritetet shëndetesore paralajmërojnë një vjeshtë  tejet të vështirë  me COVID-19 për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta.

Mosvaksinimi i qytetarëve,  fluksi i madh i turistëve gjatë sezonit turistik dhe mos zbatimi i  masave kundër pandemisë  vlerësohen si  shkaktarë të kësaj situate. Më 14 shtator qeveria në Podogircë ka marrë  masa të reja  lidhur me hyrjet në Mal të Zi për qytetarët dhe të huajt, por edhe perkundër kësaj situata vazhdon të jetë  e rëndë.

Sipas Institutit për Shëndetin Publik numri i rasteve aktive me COVID-19 është  7508, ndërkohe që qysh nga shfaqja e pandemisë janë regjistruar 122.364  raste. Mesatarisht në ditë sipas Institutit regjistrohen afër 500 raste të reja dhe 6 deri në 10 raste vdekjeje.

Vaksinimi mbi baza vullnetare

Procesi i vaksinimit ka nisu më 4maj e deri  tani dozën e parë e kanë marrë 50.9 përqind e popullsisë, ndërsa janë rivaksinuar 44,9 përqind e qytetarëve në moshë.  Ministria e Shënedetësisë edhe mëtej bën apel për vaksinim, por vaksinimi  ende vazhdon mbi   baza vullnetare dhe jo i detyruar.

Me fillimin e vitit të ri shkollor, janë regjistruar  nxënës dhe mësues të prekur me nga  koronavirusi.

Ministrja e Shëndetësisë Jelena Borovi -Boronoviq thotë, se janë regjistruar 341 raste në shkollat fillore në vend, në ato të mesme  256, ndërsa në kopshte janë shënuar 34 raste me COVID dhe afro 200 mësues. Edhe perkundër kësaj, nga Minitria e Shëndetësisë thonë, se ende nuk ka vend për mësimin on-line. Për momentin  orët e mësimit zgjasin 30 minuta. Tani kur fillon viti i ri akademik ende nuk dihet se si do të vazhdojë procesi i mësimit nëpër fakultete.

Rikthehen masat: Hyrja në Mal të Zi vetëm nëse plotëson një nga tre kushtet

Nga 14 shtatori hyrja në Mal të Zi lejohet vetëm nëse qytetarët malazezë dhe të huaj plotësojnë një nga kushtet e përcaktuara: Brenda certifikatës digjitale të Covidit, statusi i vaksinimit të pjesshëm nuk do të njihet më. Në këtë kuptim, certifikata do të jetë e vlefshme vetëm nëse personi plotëson një nga kushtet e përcaktuara – që kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës që jepet në dy doza, gjegjësisht 14 ditë nga vaksina që jepet në një dozë; Kusht i dytë është një posedim i testit PCR negativ jo më i vjetër se 72 orë, ose një test pozitiv PCR që është më i vjetër se 14 dhe jo më i vjetër se 180 ditë; Personi ka një test të shpejtë negativ që nuk është më i vjetër se 48 orë.