Po punohet me ritme të shpejta për dërgimin e ndihmave ndërkombëtare në zonat katastrofike të Azisë juglindore | Bota | DW | 30.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Po punohet me ritme të shpejta për dërgimin e ndihmave ndërkombëtare në zonat katastrofike të Azisë juglindore

Rolin e instancës koordinuese më të lartë e kanë marrë Kombet e bashkuara. Kombet e bashkuara kane mbledhur deri tani mbi 220 milione dollare per vendet e Oqeanit Indian, te prekura nga termeti i madh 4 diteve me pare, kryesisht dhurime te vendeve me te pasura te botes.

Sipas zëdhënësit të Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të bashkuara, Kofi Anan, më së shumti deri të premten do të merret përsipër dërgimi i të gjitha ndihmave në vendet e prekura nga tërmeti. Kështu , Organizata humanitare për fëmijët,UNICEF ka marrë përsipër furnizimin me ujë të pijshëm në Indi si dhe në ishujt Malediven si dhe furnizmin me medikamente në Indonezi.Programi botëror për ushqim ka marrë përsipër furnizimin me ushqim të rreth 500 mijë njerëzve në Sri Lanka.Programi i kombeve të bashkuara për zhvillim dhe për refugjate po përkujdeset për strehimin e njerëzve në raste urgjente në Sri Lanka dhe Malediven.Tajlanda ka mundur gjatë kesaj kohe të ndihmohet vetë.Megjithatë në një pjesë të zonavë katastrofike kanë mbërritur ndihmat humanitare.Këtë e bëri të ditur Koordinatori i Kombeve të Bashkuara për ndihmat e emergjencës, Jan Egeland:
"Ne kemi nisur një ekip nga Kombet e bashkuara, që janë ekspertë nga e gjithë bota të cilët janë në dispozicion për 24 orë. Ne kemi pesë zona paralele operacioni, jo vetëm një.Koordinimi është i rëndësishëm për të mbijetuarit dhe është një nga operacionet më të mëdha në histori".
Por ai shtoi se do të duhet kohë deri sa ndihmat të mbërrijnë në destinacionin e duhur.
Komanda amerikane e Paqësorit ka vënë në dispozicion 14 avionë ushtarakë që të transportojnë ndihma në Tajlandë dhe Sri Lankë.
Australia ka premtuar mbi 25 milionë dollarë, kryesisht për të ndihmuar fqinjin e saj, Indonezinë.
Ndërkohë sipas Kombeve të bashkuara rreth 250 milion dollarë ndihma janë mbledhur nga Kryqi i kuq dhe organizatat e tjera humanitare.Por për rindertim nevoiten miliarda e mbi të gjitha shumë kohë , vlerëson Davis Nabarro ,nga Organizata botërore e shëndetësisë:
"Do të zgjasë muaj e ndoshta edhe vite deri sa shoqëria atje të marrë veten përsëri nga kjo katastrofë".
SHBA po punojne per nje koalicion nderkombetar te ndihmave per popullsine e goditur nga termeti ne Azi. Ne kete faze fillestare, ne koalicion do te perfshihen edhe India, Australia dhe Japonia.
OKB vlerëson se rreth 5 milion njerëz kanë nevojë për ndihmë për të mbijetuar.
Shtetet e Bashkuara i kanë dyfishuar fondet e tyre të ndihmës në 35 milionë dollarë.


  • Data 30.12.2004
  • Autor Rainer Sütfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRH
  • Data 30.12.2004
  • Autor Rainer Sütfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRH
Reklamë