1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Platformë për mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Bekim Shehu13 Tetor 2008

Megjithë përgatitjet qeveria e Kosovës akoma nuk është e sigurt nëse Gjykata Ndërkombëtare do ta lejojë Kosovën që të paraqitet vetë në proces, për faktin që Kosova nuk është anëtare e OKB-së.

https://p.dw.com/p/FYWQ
për mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
Qeveria e Kosovës po përgatitet intensivisht për mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe beson se të gjitha argumentat si ato politike, historike dhe ligjore janë në anën e KosovësFotografi: AP

Autoritetet më të larta të institucioneve të Kosovës, do të angazhojnë ekpertë të vendit dhe ndërkombëtarë për ta mbrojtur ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kombet e Bashkuara tashmë kanë kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare që ta trajtojë çështjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës thotë se për këtë çështje ajo është duke e përgatitur një platformë mirëpo, detajet akoma nuk bëhën publike.

Vlora Çitaku, zëvëndësministre e jashtme, siguron qytetarët e Kosovës se qeveria është duke u përgatitur intensivisht për këtë çështje dhe ajo beson se të gjitha argumentat si ato politike, historike dhe ligjore janë në anën e Kosovës. Ajo thotë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të frikësohen dhe beson se Kosova do të dalë faqebardhë në Gjykatën e Drejtësisë.

Megjithatë qeveria e Kosovës akoma nuk është e sigurt nëse Gjykata Ndërkombëtare do ta lejojë Kosovën që ta prezantojë vet rastin e saj, për faktin që Kosova nuk është anëtare e OKB-së. Qeveria megjithatë është e bindur se Kosova do të lejohet të prezantojë argumentet e saj në Gjykatë, sepse sipas tyre këtu do të kishte një ballafaqim të drejtpërdrejtë me Serbinë.

Përfaqësues të serbëve të Kosovës ndërkaq, besojnë se Gjykata Ndërkombëare e Drejtësië do të konstatojë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe ata besojnë se kjo do ta stopojë procesin e njohjes së pavarësisë në vende tjera të botës.

Milan Ivanovic një anëtar i Këshilli kombëtar të serbëve të Kosovës, thotë se shpallja e pavarësisë së Kosovës e ka cenuar sovranitetin e një shteti anëtar të Kombeve të Bashkuara. Prandaj ai beson se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësië do të konstatojë se me shpalljen e pavarësisë është shkelur e drejta ndërkombëtare.

Analistët në Kosovë ishin shprehut më herët se kishin frikë që trajtimi i ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, do ta ngadalësojë procesin e njohjes së pavarësië së Kosovës. Mirëpo, me njohjen e shetit të Kosovës nga dy vendet fqinjë të saj, Mali i Zi dhe Maqedonia, ata thonë se ky është një sinjal shumë i mirë për vendet që kanë hezituar ta njohin pavarësinë. Nëse pavarësia e Kosovës sipas tyre njihet nga shumica e vendeve fqinjë të saj, atëherë vendet tjera të botës nuk kanë ndonjë arsye të fortë që mos ta njohin pavarësinë e Kosovës.