Plani kohor vështirë të realizohet | Ballkani | DW | 19.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Plani kohor vështirë të realizohet

Heqja e minave nga lufta e Jugosllavisë një punë e vështirë

Paralajmërim për mina në Kroaci

Paralajmërim për mina në Kroaci

Vendet e dala nga lufta e Jugosllavisë bëjnë pjesë në rajonet më të prekura nga minat. Për nxjerrjen dhe shkatërrimin e minave, shumica e tyre mina antipersonel, të cilat u vendosën me ngut gjatë luftës, nevojitet shumë kohë dhe shumë para. Konventa e Otavës, e cila hyri në fuqi në vitin 1999, ndalon të gjitha minat antiperson dhe parashikon pastrimin e fushave të minuara për dhjetë vjet. Shtetet e Ballkanit perendimor, nënshkruese të kesaj marrëveshjeje e kanë plotesuar kriterin e parë shkaterrimin e të gjitha minave të ndodhura në depo. Por kriteri i dytë, më i rëndësishmi, nxjerrja nga toka deri në vitin 2010 e të gjitha minave të vendosura, duket se nuk do të realizohet dot në kohë.

Nermin Hadjimujagic, drejtor i qendres së Evropës Juglindore për pastrimin e minave me qen kërkues, e cila e ka qëndren në B-H shprehet kështu: "Ky afat duket i parealizueshëm, sepse rreziku është shumë më i madh nga ç´ishte vlerësuar në fazën e parë. Disa vende do të arrijnë ta përfundojnë këtë proces. Shqipëria planifikon, ta përfundojë çminimin deri në vitin 2009, Serbia deri në 2010, por problemin më të madh e kanë republika e Kroacisë dhe e Bosnjë-Hercegovinës. Në Bosnjë supozohet, se rreth 2 000 kilometër katrorë janë ende të minuara, me rreth një milionë mina."

Thuajse po kaq shumë territor është për t´u pastruar edhe në Kroaci. Marta Kovacic është zëdhënëse e shtypit e qëndrës së çminimit në Sisak të Kroacisë.

"Në Kroaci ekzistojnë ende 1.147 km katror territor i dyshimtë. Ne moment nuk mund të themi se kur mund të përfundojë cminimi, sepse kjo varet edhe nga mjetet financiare, në moment çdo vit pastrohen 30 km katrorë sipërfaqe. Pastrimi i një kilometri katror kushton rreth dhjetë milionë kuna (rreth 1,4 milionë euro) dhe varet edhe nga konfiguracioni i terrenit. Sipas statistikave heqja e një mine është dhjetëfish më e shtrenjtë se sa prodhimi dhe vendosja e saj."

Qeveria gjermane ka investuar deri tani rreth gjashtë milionë euro për çminimin, thotë Kovacic. 5,2 milionë prej tyre përmes organizatës humanitare Arbeiter Samariter Bund (ASB), e cila pastron prej vitesh fusha të minuara në Kroaci. Që prej verës së vitit të kaluar ASB ka nisur persëri një projekt në Kroaci. Edith Weilmeier është drejtuese e sektorit të ndihmës për jashtë të ASB.

"Që deri sot ende në Kroaci ndodhen dhe duhen hequr edhe 240 000 mina të protokolluara dhe që 1.147 km katrorë janë sipërfaqe e dyshimtë, kjo do të thotë, se nuk dihet saktësisht, se si dhe në çfarë mase janë të minuara këto sipërfaqe."

Kur ky projekt të jetë përfunduar, ASB do të ketë çminuar edhe 4 km katrorë të tjera dhe do t´ia ketë dorëzuar bashkive, thotë Weilmeier. Popullsia e këtyre vendeve dhe ekonomia vuajnë nga minimi, fshatarët nuk mund t´i shfrytëzojnë fushat dhe arat, toka të tëra nuk mund punohen, pa u pastruar nga minat. Prioritet për t´u çminuar kanë fillimisht siperfaqet në afërsi të zonave të banuara, zonat jo shumë të banuara vijnë më vonë.

Ahmet Sallova është drejtues i menaxhmentit të EOD-së pranë zyrës së koordinatorit të TMK-së për eleminimin e lendeve shpërthyese, drejton punën e cminimit në Kosovë. Kufiri në mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës u minua në të dyja anët në një vijë 120 km.

"Popullata në shumicën e rasteve iu ik atyre vendeve, por ndonjëhere të shtyrë nga çështjet ekonomike kanë pësuar aksidente duke prerë dru duke shkuar me mbledhë jo këpurdha, jo bime të ndryshme nëpër vende malore, por kemi edhe raste të shumta aksidentet, që kanë ndodhur në raste, kur fëmijet i kanë gjetur mjetet dhe kanë filluar të lozin me to."

111 kanë humbur jetën deri në Kosovë si rezultat i municionit të pashpërthyer. Në Kosovë kanë mbetur ende 62 territore të minuara, rrezik përbëjnë edhe bombat, që janë hedhur nga Nato dhe që gjenden ende në Kosovë, thotë ai.

Meqenëse të gjitha shtetet në rajon kanë pak a shumë të njëjtin problem, është i nevojshëm shkëmbimi i eksperiencës. Bashkëpunimi koordinohet nga organizata Evropës Juglindore e veprimit ndaj minave me qender në Slloveni e quajtur SEEMAC.
Së fundi u mbajt në Maqedoni takimi i fundit i vendeve të SEEMAC-ut. Arben Braha, drejtues i qendrës së veprimit ndaj minave në Shqipëri, AMAE-së e vlerëson bashkëpunimin: "Që në vitin 2001 kemi filluar bashkepunimin në nivel teknik duke këmbyer informacione dhe duke shikuar teknikat, pasi minat thuajse janë të njëjta në rajonin tonë, janë ata të ish ushtrisë jugosllave. Niveli i bashkëpunimit ka ardhur në rritje nga viti në vit. Kemi patur një bashkëpunim të mirë me Malin e Zi, ku ka një qendër rajonale për çminimin nën ujë, kemi bërë trajnimin e disa ekspertëve të ministrinë e mbrojtjes dhe të rendit. Në muajin gusht kemi bërë një vëzhgim teknik të kufirit të përbashkët Shqipëri-Mali i Zi. Në 2007 dë të trajnojmë ekspertë në qëndrën e Malit të Zi, ndërkohë do të përdorim qenë minakërkues nga qëndra rajonale e Bosnjes do të bëjmë një vizitë të përbashkët Shqipëri-Kroaci për të vizituar qendrën kroate, pasi është një qendër moderne e koordinimit të veprimit ndaj minave. Do të shikojmë, që ta vizitojmë ate nga delegacioni shqiptar, do të kemi bashkëpunim me Maqedoninë për të shikuar sidomos kontaminimin me municione në liqenin e Ohrit. Do të vazhdojë patjetër bashkëpunimi me Kovosën, që kemi çdo muaj. Për me nuk ka politikë. Misioni ynë është që heqim një minë më shumë, për të shpëtuar një jetë njëriu më shumë, ky është motivi ynë."

  • Data 19.02.2007
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYS
  • Data 19.02.2007
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYS
Reklamë