Plani i Ahtisarit meriton një studim të kujdesshëm | Ballkani | DW | 05.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Plani i Ahtisarit meriton një studim të kujdesshëm

I ngarkuari amerikan, në bisedimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Frank Uisner, gjatë qëndrimit në Prishtinë u shpreh se SHBA-të, janë të bindura se propozimi i ndërmjetësuesit ndërkombëtar, Marti Ahtisari nuk do të zhgënjejë qytetarët e Kosovës

Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë

SHBA-të janë të mendimit se, propozimi i ndërmjetësuesit Ahtisari, është një propozim i shkëlqyeshëm dhe meriton mbështetje të plotë. Ky propozim hap rrugën për një fillim të ri për Kosovën, tha Frank Uisner (Frank Wisner). Sipas tij plani i Ahtisarit, meriton një studim të kujdeshëm, ndërsa, porositi autoritetet e Prishtinës që mos të nguten me qëndrimin përfundimtar për dokumentin por ta studiojnë atë e shumë kujdes.

Frank Uisner, tha se Ahtisari e ka bërë të qartë se ky nuk është dokumenti përfundimtar dhe nga konsultimet e mëtejshme dhe negociatat ndërmjet palëve, propozimet për Kosovën mund të ndryshojnë siç është decentralizimi për shembull. Ato që nuk mund të ndryshojnë sipas tij, janë kufijtë. Këtë e ka bërë të qartë Grupi i kontaktit në takimin e Nju Jorkut, se kufijtë do të jenë ata që janë sot, tha Frank Uisner.

Uisner: Ta lejojmë që zoti Ahtisari të përfundojë punën e tij, le të shkojë dokumenti në KS-it dhe unë mund t'iu sigurojë, se kjo çështje do të adresohet në momentin e duhur dhe poashtu mund t'iu sigurojë se nuk do të jeni të dëshpëruar në atë që do të fitojë Kosova, tha Frank Uisner.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nga ana e tij, u shpreh se pala kosovare do ta studiojë me kujdes propozimin e ndërmjetësit Ahtisari, ndërsa, u angazhua që institucionet e Kosovës, do të përmirësojnë jetën e pakicave.

I ngarkuari amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Uisner, shpreson që ftesa e ndërmjetësuesit, Marti Ahtisari për të vazhduar bisedimet për statusin do të gjejë mbështetje tek palët negociuese në Prishtinë dhe Beograd.


  • Data 05.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYz
  • Data 05.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYz
Reklamë