1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Integrimi i migrantëve në Gjermani

1 Shkurt 2012

Përveç nxitjes së mëtejshme të aftësive gjuhësore në gjuhën gjermane tani do të ketë një angazhim më të madh të të huajve në sektorin publik.

https://p.dw.com/p/13tvZ
Der 5. Integrationsgipfel beginnt am Dienstag (31.01.2012) im Kanzleramt in Berlin. Politik, Betroffene und Sozialverbände wollen mit konkreten Zielen und einem Zeitplan die Integration von Zuwanderern und ihren Kindern verbessern und verbindlicher machen. Foto: Hannibal dpa/lbn
Pamje nga takimiFotografi: picture-alliance/dpa

471 faqe është Plani kombëtar i veprimit për Integrimin i miratuar më 31.01.2012 në Berlin gjatë takimit të nivelit të lartë për integrimin. Me të tani duhet të jetë ndërmarrë një hap tjetër në politikën e integrimit, tha para shtypit kancelarja Angela Merkel në fund të takimit me 120 delegatë të shoqatave.

Merkeli organizoi në vitin 2006 samitin e parë të integrimit. "Në atë kohë ne kemi marrë angazhime vullnetare, por shumë vetë nuk i kanë besuar ato," tha ajo, por kur ktheu kokën prapa, "ato angazhime janë zbatuar." Tani prej shumë modeleve duhen krijuar struktura të përhershme.

Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) und die Integrationsbeauftragte der Bundesregierung, Maria Böhmer (l, CDU), kommen am Dienstag (31.01.2012) zum 5. Integrationsgipfel im Kanzleramt in Berlin zusammen. Politik, Betroffene und Sozialverbände wollen mit konkreten Zielen und einem Zeitplan die Integration von Zuwanderern und ihren Kindern verbessern und verbindlicher machen. Foto: Hannibal dpa/lbn
Angela Merkel dhe e ngarkuara e qeverisë federale për integrimin Maria BëhmerFotografi: picture-alliance/dpa

Si dhe në trajtimin e krizës së euros Angela Merkel ishte përkrahëse e hapave të vegjël në politikën gjermane për integrimin, sepse mendon se kjo është një rrugë shumë e gjatë. Sipas saj duhet punuar sistematikisht për eliminimin e problemeve të integrimit. Kritikët thonë se mungojnë masa të shpejta gjithëpërfshirës. Merkel megjithatë shpjegon superstrukturën: "Ne gjermanët jemi duke u plakur, në vend ka herë më pak dhe herë më shumë njerëz me prejardhje emigrimi, por ne jemi duke u bërë edhe më të shumëllojshëm. Integrimi është pasuri dhe ia vlen të vazhdojmë."

Në kërkim të shembujve

Por Plani kombëtar i Veprimit për Integrimin jeton sigurisht prej veprimeve konkrete. Përveç nxitjes së mëtejshme të aftësive gjuhësore në gjuhën gjermane tani do të ketë një angazhim më të madh të të huajve në sektorin publik. Emigrantët e punësuar në sektorin publik shërbejnë si shembull, tha e ngarkuara e qeverisë federale për integrimin Maria Bëhmer. Në Gjermani duhet të kemi më shumë mësues, ose zjarrfikës vullnetarë me sfond migracioni. Ali Ertan Toprak përfaqësues i komunitetit alevit në Gjermani tha se duhet të ketë më shumë emigrantë si drejtorë shkollash, ose kryetarë bashkish.

Por edhe Shërbimi Federal vullnetar, organet e rendit dhe të sigurisë, apo mediat, duhet të tërheqin më tepër emigrantë, kërkon qeveria gjermane. Vetëm një ndër 50 gazetarë ka sfond emigrimi, tha Bëhmer, dhe për këtë është shumë e vështirë për t'u dhënë hapësirën e duhur emigrantëve në raportimin publik. Në shumë rajone policie emigrantët i njohin vetëm si shpërndarës droge, tha Toprak. Bëhmer u shpreh për sisteme drejtimi dhe instrumente matëse, që janë tani në dispozicion për të matur progresin dhe mangësitë në fushën e integrimit.

Autor: Kay-Alexander Scholz/P. Pani

Redaktor: A Verbica