1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pjesëmarrësit e Dianet flasin në Shqipëri për të drejtat e njeriut

25 Maj 2007

Përfaqësues nga Shqipëria,Serbia, Kosova,Mali zi, Bosnjë-Hercegovina, Rumania, Bullgaria e Maqedonia, për dy ditë me rradhë kanë shkëmbyer eksperiencat e tyre në respektimin e të drejtave të njeriut

https://p.dw.com/p/ArV3
web Domain .eu
web Domain .euFotografi: dpa - Bildfunk

Rrjeti shoqatave joqeveritare të Europës juglindore të përfshira në programin Dianet të Bashkimit Europian, kërkon vëmëndje dhe bashkëpunim konstant me qeveritë dhe pushtetet vendore për të përmirësuar raportet e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve. Përfaqësues nga Shqipëria,Serbia, Kosova,Mali zi, Bosnjë-Hercegovina, Rumania, Bullgaria e Maqedonia, për dy ditë me rradhë kanë shkëmbyer eksperiencat e tyre dhe kanë premtuar forcimin e punës së përbashkët në interest të respektimit të lirive e të drejtave të njeriut.

Rrjeti shoqatave joqeveritare të Europës Juglindore të përfshira në programin Dianet të Bashkimit Europian, në një tubim dyditor të mbajtur në Shqipëri, ka kërkuar një vëmëndje dhe bashkëpunim konstant me qeveritë dhe pushtetet vendore, të vendeve të përfshira në ambicien e tyre për integrim europian, për të përmirësuar raportet e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve. Përfaqësues nga Shqipëria,Serbia, Kosova,Mali zi, Bosnjë-hercegovina, Rumania, Bullgaria e Maqedonia, kanë shkëmbyer eksperiencat e tyre dhe kanë premtuar forcimin e punës së përbashkët në interes të respektimin të lirive e të drejtave të njeriut.

Lindita Xhillari drejtore e fondacionit shqiptar për liritë njerëzore, ka përcaktuar si prioritare raportin mes pushtetit qëndror, lokal me OJF-të për punë të përbashkët në dobi të komuniteteve.

Xhillari thotë se ky bashkëpunim është dhe mes rrjetit të shoqatave në krejt Europën juglindore. Ligjet për të drejtat e minoriteteve në Serbi nuk janë të shumta dhe ajo që është më kryesorja ato nuk zbatohen thotë Aleksandra Shanjeviq kordinatore e programit ndëretnik dhe inisiativë për të drejtat e qytetarëve…. Ajo sjell shembullin e Vojvodinës ku ende të drejtat e këtij minoriteti nuk respektohen ndonëse kanë kaluar 17 vjet, ndonëse sipas saj 5 vitet e fundit janë bërë hapa të ngadalshëm.

Ndërkohë drejtori zyrës për qeverisje të mirë dhe të drejtat e minoriteteve në qeverinë e Kosovës Habit Hajredini pohon se në Kosovë janë vendosur tashmë standartet nën kujdesin e monitorimin e OKB dhe misioneve të Bashkimit Europian. Ai thotë se.

Përmirësimi situatës të minoriteteve në krejt rajonin e Europës Juglindore prej bashkimit europian do të shikohet në dy vitet e ardhme si një nga përparësitë e veçanta të programeve të saj.