′Pingpong′ në zgjedhjen e presidentit | Evropa | DW | 01.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

'Pingpong' në zgjedhjen e presidentit

Parlamenti turk vendosi dje që presidenti i shtetit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli

Parlamentarë turq gjatë përplasjes së kësaj jave për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Parlamentarë turq gjatë përplasjes së kësaj jave për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Gjithsej 369 nga 550 deputetët e Asamblesë Kombëtare, në këtë mënyrë dy të tretat e nevojshme, votuan për zgjedhjen e presidentit nga populli. Me këtë vendim deputetët mbivotojnë veton e presidentit aktual Ahmet Necdet Sezer. Sezer mund të përpiqet tani që ta pengojë votimin e popullit me anë të një ndryshimi të kushtetutës.

Vendimi është një çast epokal në politikën e brendshme turke dhe, nëse u besohet anketimeve të këtushme, pasqyron vullnetin e shumicës së popullsisë. Sepse 70 për qind e turqve janë për zgjedhje të drejtpërdrejtë të presidentit të shtetit. Fakti që ndryshimi i kushtetutës u realizua, ka të bëjë me bashkimin e dy fraksioneve. Që disa javë më parë partia islamiste, konservatore AKP në qeveri dhe Partia opozitare e Mëmëdheut, ANAP, ishin marrë vesh që të votonin bashkarisht për modusin e ri kështu që shumica e dy të tretave pritej.

Idenë e zgjedhjes së drejtpërdrejtë të presidentit të shtetit e kishte hedhur ministri aktual i jashtëm Gül: 'Populli duhet ta zgjedhë presidentin e shtetit të Turqisë. Ndryshime legjislative duhet të kryhen shpejt, që të zhvillohen zgjedhjet.'

Ishte vetë Gül-i që dha shkëndijën fillestare për ndryshimin e kushtetutës. Shkak për këtë u bë pengimi një muaj më parë i zgjedhjes së ministrit të jashtëm si pasues i presidentit të tanishëm të shtetit Ahmet Necdet Sezer prej ushtrisë dhe opozitës laike dhe kriza e mëpasme në politikën e brendshme turke. Votimi i sotëm është përpjekja e dytë e parlamentit. Kundër së parës kishte vënë veton presidenti aktual. Një veto e dytë është tani e pamundur. Në vend të saj Sezer-i mund të dekretonte një referendum, i cili sipas ligjit aktual mund të zhvillohej më e herët në tetor.

Fillimisht kryeministri Tayyip Erdogan shpresonte se pas ndryshimit të suksesshëm të kushtetutës presidenti i ri i shtetit mund të zgjidhej me parlamentin e ri më 22 korrik. Por sot kjo nuk duket e mundshme, sepse kushtetuta parashikon një largësi kohore prej 120 ditësh. Pra koha e zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit mbetet aktualisht e hapur, aq më tepër që partia opozitare CHP, e afërt me presidentin e shtetit Sezer, kërkon ende një rrugë për ta shpallur më pas të pavlefshëm votimin e sotëm.

  • Data 01.06.2007
  • Autor Ulrich Pick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7v
  • Data 01.06.2007
  • Autor Ulrich Pick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7v