1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pillay: Izraeli mund të ketë bërë krime lufte

AFP, Reuters/A.Topi24 Korrik 2014

Shefja e OKB për të Drejtat e Njeriut Navi Pillay në mbledhjen emergjente të OKB në Gjenevë ka kritikuar Izraelin dhe Hamasin. Ajo tha se vrasjet e civilëve dhe fëmijëve në Gaza mund të konsiderohen si krime lufte.

https://p.dw.com/p/1ChhJ
Fotografi: Reuters

Sulmet ajërore të Izraelit dhe aksionet ushtarake në Rripin e Gazës, mund të konsiderohen si krime lufte tha komisionerja e lartë e OKB për të drejtat e njeriut nga Gjeneva të mërkurën. Navi Pillay citoi raste kur sulmet e izraelite kishin goditur shtëpi apo spitale në Gaza.

"Këto janë vetëm pak shembuj ku ka shumë mundësi që janë dhunuar ligjet ndërkombëtare të humanizmit, në një mënyrë që mund të konsiderohen si krime lufte", tha Pillay para Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB, duke ndaluar tek viktimat civile dhe fëmijët.

Ajo shtoi se "147 fëmijë janë vrarë në Gaza në 16 ditët e fundit. Ata kanë të drejtën e jetës, si të gjithë fëmijët në çdo vend tjetër të botës."

Bildergalerie Kinder in Gaza und Israel
Fotografi: Mahmud Hams/AFP/Getty Images

Pillay tha se edhe fëmijët izraelitë kanë këtë të drejtë dhe duhet të jenë në gjendie të jetojnë pa frikën e raketave që vijnë nga Gaza. Ajo e quajti gjithashtu të gabuar strategjinë e gjuajtjve të raketave nga Hamasi, që nuk godasin gjithmonë objektivat ushtarakë.

Izraelitët dhe palestinezët akuzojnë njëri-tjetrin për krime lufte

Përfaqësuesit izraelitë dhe ata palestinezë morën pjesë në debat menjëherë pas fjalës së Pillay. Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën se kishin shkaktuar krime lufte.

"Izraeli do të shkatërrojë infrastrukturën ushtarake të Hamasit", tha ambasadori izraelit në OKB Eviatar Manor. "Sidoqoftë banorët e Gazas nuk janë armiku ynë. Izraeli është i përkushtuar ndaj ligjeve ndërkombëtare."

Minisitri i Jashtëm palestinez Rial al-Malki popozoi që fuqitë botërore të ndalojnë në mënyrë urgjente dhunën e Izraelit. "Izraeli duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e tij."

Asnjë shtet europain dhe SHBA nuk mbështetën sesionin e Gjenevës

Agjencia e OKB për refugjatët UNHCR zhvilloi të mërkurën një mbledhje emergjente të kërkuar nga palestinezët. Këtë sesion e kërkuan gjithashtu Egjipti dhe Pakistani. Pavarësisht se pjesë e UNHCR janë 21 vende anëtare dhe 16 vëzhuges në gjithë botën, thirrja për mbledhjen emergjente nuk u mbështet as nga SHBA dhe as nga ndonjë shtet europian.

Misioni vëzhgues i OKB i ka kërkuar vendeve anëtare të UNHCR "të investigojë urgjentisht të gjitha dhunimet e ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në territorin e pushtuar palestinez, duke përfshirë Jeruzalemin e Lindjes dhe në veçanti Rripin e Gazës".

Palestinezët kërkuan që investigimet të fillojnë që nga sulmet ushtarake të 13 qershorit. Sulmet e rregullta ajërore të Izraleit filluan më 8 korrik, ndërsa ofensiva tokësore nisi të enjten e shkuar. Që prej fillimit të fushatës ajërore më 8 korrik, kanë humbur jetën 600 palestinezë, pjesa më e madhe civilë dhe 29 izraelitë, 27 prej të cilëve ushtarë.