Pikëllim në Romë | Bota | DW | 08.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pikëllim në Romë


Pikellim ne Rome.

Miliona njerez pushtuan Romen per te qene afer ceremonise se permotshme te varrimi i Papa Gjon Palit te Dyte.

Para 200 mysafireve shteterore te 80 shteteve dhe besimtareve ne Sheshin e Pjetrit ne Rome eshte mbajtur mesh e organizuar me rastin e vdekjes se Papa Gjon Palit te Dyte,e drejtuar nga kardinali gjerman Joseph Ratzinger."Na lejoni te lutem",tha Ratzinger ne gjuhen latine, per te vazhduar pastaj ne gjuhen italiane predikimet e tij.
Kardinali gjerman tha, se ai, i cili e ka pare Papen,ai i cili ka degjuar predikimet e tij, nuk do ta harroi kurr ate.Tek te pranishmit, qe ishin mbledh ne shehin e Pjetrit ne Rome, ishin prekes fjalet e kardinalit Razinger kur perkujtoje se si papa Gjon Pali i Dyte ne fund te jetes se tij, perkunder vuajtjeve shendetesore te medha serish shfaqej para besimtareve.
Kardinali Racinger foli edhe per rinine e Papes. Ai keshtu e pershkroi periudhen me te hershme te Papes:si punetor me pune te detyruar ne fabriken e prodhimeve kimike, ishte i kercnuar nga terrori nacist,ai e degjoi zerin e Zotit,i cili i tha:eja pas meje.
Kujtimet per Papen i kujtojne me mijera milione njerez ne bote,vecanerisht ne Poloni,atdheun e tij.Me qindramijera polake arriten ne Rome.Ne sheshin e Pjetrit,para 600 mije njerezeve kardinali Ratzinger tha:
"Ne duhet te jemi te sigurte se ati yne i dashur gjendet ne shtepine e atit te tij ne dritare.Ai na shikon neve,ai kendon me ne,keto ishin fjalet e kardinalit Ratzinger, ne ceremonine me te madhe mortore te kohes moderne per vdekjen e Papes.Kardinali tha se jeta dhe vuajtja e Papes ishin nje viktimizim per gjithe njerezimin."Papa i jone, sic e dime te gjithe ne, nuk deshironte, qe jeten e vete ta trajtonte vetem si te veten,ai ia dhuroi te gjitheve jeten e tij,tha Ratzinger.Gjate predikimeve te tija, shume shpesh eshe nderpre nga duartrokitjet e te pranishmeve,ne vecanti kur foli per kohen e rinise se Papes,ne te cilen ishte i rrezikuar nga nacizmi dhe ne menyre te fshehur merrte pjese ne seminare ne Krakau,lexonte literature nga teologjia dhe filozofia
Ne fillim te ceremonise se permotshme, sekretari privat i Papes, Stanisllav Dziwsz ia mbylli syte Papes se vdekur me nje shami te bardhe dhe e mbylli arkivolin.Ne cereominene e varrimit muarren pjese shume burra te shteteve ne mesin e te cileve edhe presidenti amerikan Xhorxh Bush,presidenti gjerman Horst Köhler,kancelari Gerhard Shreder dhe shume te tjere si dhe pjesmarres edhe perfaqesues te te gjitha feve.
Ne tere qytetin e Romes ishin marr masa te sigurise ne shkallen me te larte.Nga hapesira qiellore qyteti vezhgohej me helikoptere.Vleresohet se ne Rome per kete ngjarje ishin mbledhur rreth kater milione njerez.Ndersa ne gjithe boten ceremonia e varrimit te Papes u percoll nepermjete mediave .Ceremonia trioreshe ishte rregulluar deri ne detajet me te vogla.Varrimi u be ne varret e papeve.Me heret ka pas nje diskutim se a bene te varroset ne keto varre per shkak se kishte perkatesi polake.Ne momentet e fundit te ceremonise mortore te percjellejs e funeralit te Papes ne varret e papeve nuk u lejua te ishin kamerat televizive.

Gregor Hoppe

  • Data 08.04.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPp
  • Data 08.04.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPp
Reklamë