1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pikësynimi është BE

Sabine Kinkartz18 Nëntor 2004

Konferenca ekonomike për Evropën Juglindore në Berlin

https://p.dw.com/p/Ar5N


Shtetet e Evropës Juglindore kanë perjetuar vitet e fundit transformime të mëdha dhe kanë kryer reforma të rëndësishme politike dhe ekonomike. Ketu bën pjesë në rradhë të parë zhvillimi i ekonomisë private. Në konferencën me titull "Për stabilitet dhe zhvillim", që nisi dje dhe mbahet edhe sot në Berlin marrin pjesë 350 përfaqësues të ekonomisë dhe politikës nga Gjermania, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Rumania Serbia dhe Mali i Zi, nder ta edhe një sere kryeministrash dhe ministrash. Në të po diskutohet për mënyrën, se si qeveritë e rajonit t´i bëjnë më terheqëse vendet e tyre për investime dhe se si qeveria gjermane mbështet keto përpjekje.

Ai që do të bëjë bisnes në Bullgari, duhet të ketë nerva të forta. 11 hapa janë të nevojshem për të regjistruar një sipërmarrje, nga aprovimi i emrit të firmës, regjistrimi në gjykaten e rrethit, sigurimi social deri tek botimi në media. Ky eshte nje rekord ne Evropën Juglindore, megjithate e gjitha arrihet shpejt, mesatarisht procedura zgjat vetem 32 ditë.
Keto dhe informacione të tjera mund t´i mbledhesh në konferencen ekonomike të Evropës Juglindore, e cila është organizuar nga dhoma gjermane e industrisë dhe tregtisë. Bullgaria është njëra nga vendet në qender të konferences, e cila ka synim të qartë hyrjen në BE në vitin 2007. E njëjta gjë vlen për Rumaninë, ministri i tregtisë të së cilës Vasile Radu mund të informojë për marrëdhëniet e mira të vendit të tij me Gjermaninë. Gjermania shihet nga shumë vende si partner strategjik për një pranim në BE, por eshte edhe një partner ekonomik.

"Gjermania është partneri i dytë më i madh i Rumanisë me një pjesëmarrje prej 15% në të gjithë tregtinë e jashtme rumumë. Përveç kesaj Gjermania është investuesi më i madh i huaj në Rumani me një volum të pergjithshem prej 1 miliardë eurosh. Me shumë se 12 000 firma në Rumani janë themeluar me pjesëmarrje të kapitalit gjerman."

Daimler-Chrysler, EADS, apo Siemens të gjithë e kanë një këmbë jo vetem në Rumani, por edhe në vendet e tjera të Evropës Juglindore dhe në të ardhmen do të bëhen më shumë, për këtë është i bindur Ludwig Georg Braun, president i dhomës së industrisë dhe tregtisë. Rrjeti i marrëveshjeve bilaterale të tregtisë së lirë është një hap i rendesishem në drejtimin e duhur.

"Eshtë shumë e rëndesishme për ne sipermarresit gjermane, që të marrim vesh se një zonë e tregtisë së lirë u ofron kandidateve potenciale për pranim në BE që tani një shans të madh për investime ne rajon. Dhe kjo është një zonë ekonomike me rreth 55 milionë banorë sipermarresve gjermanë, por edhe sipermarrjeve në keto vende u ofron shanse të mira për t´u zhvilluar dhe të t´u lidhur me zhvillimet ekonomike brenda BE."

Braun thotë se duhet menduar, që të hyjmë në kohen e duhur. Në të njëjtën kohë presidenti i dhomës ekonomike gjermane paralajmëron nevojën për më shumë transparencë si dhe pakesimin e burokracisë dhe korrupsionit. Infrastruktura duhet zgjeruar, imixhi i rajonit duhet permiresuar.
Në pesë vitet e fundit importet e rajonit janë rritur me 35% në rreth 5 miliardë euro, ndersa eksportet gjermane në keto vende në të njëjtën periudhe kohore janë shtuar biles me me shumë se 50% në më shumë se 8 miliardë euro. Dhomat e tregtisë llogarisin që për vitin 2005 të kenë një rritje mbimesatare të bisneseve dypaleshe. Që kjo mund të sjellë perfitim për të dyja palët është i bindur edhe kancelari gjerman Schrëder.

"Ajo që ne desherojmë si gjermane, është që të krijojmë një situatë, nga e cila të fitojnë të dyja palët. Ne e dimë se nuk mund të veprojmë vetem si ata që përfitojnë nga zhvillimi i ketyre vendeve, qofte ne krijimin e infrastruktures, qofte ne eksport, qofte në bashkepunimin ne Joint Ventures, por ne e dime që duhet të kontribuojmë, që rajoni të zhvillohet ekonomikisht dhe të gjeje më shumë stabilitet."

Deri tani pikërendesa ka qenë në ndertimin e infrastruktures, thotë Schrëder. Tani duhet të krijohen kushtet për investime direkte.

"Lufta e përbashket kunder terrorizmit dhe kriminalitetit të organizuar do të forcojë besimin reciprok dhe sigurinë, që është predispozitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, sepse për këtë duhet të jemi të qartë, investuesit kanë nevojë për siguri ligjore. Aty ku ata e gjejnë janë të gatshem të angazhohen, prej atje ku ajo mungon do të ikin, ose nuk do të shkojnë fare."

Për një bashkepunim të vendeve të tyre në konference folën edhe kryeministrat e vendeve të ftuara. Kryeministri i Shqiperisë Fatos Nano foli për një zonë tregtie të lirë. Sipas homologut të tij serb Vojisllav Kostunica duhen arritur fillimisht perparime në marrëdhëniet politike. Kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, pret që samiti i BE në dhjetor të caktojë një date të qarte për fillimin e bisedimeve për pranim. Kjo është e rendësishme edhe si perspektive për vendet fqinje. Sipas vlerësimit të presidentit të dhomës së tregtisë Braun vendet e Evropës Juglindore brenda 10 deri 15 vjeteve do të jenë anëtare të BE.