Peter Struck viziton trupat ushtarake gjermane në Emiratet e Bashkuara dhe Afganistan | Gjermania | DW | 22.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Peter Struck viziton trupat ushtarake gjermane në Emiratet e Bashkuara dhe Afganistan

Bundesveri gjerman do të vazhdojë ta mbështesë ushtrinë irakiane në trejnimin e personelit të saj: Që prej disa muajsh ushtarë gjermanë trejnojnë në Emiratet e Bashkuara ushtarë irakianë. Ministri gjerman i mbrojtjes Peter Struck do ta vizitojë të hënën e ardhshme këtë kamp trejnimi të ushtarëve dhe më pas ai do të vazhdojë për Kabul, ku do të bisedojë me ushtarë gjermanë dhe politikanë afganë.

Peter Struck e di se çfarë e pret në Abu Dhabi: Ushtarë gjermanë dhe irakianë trejnojnë së bashku nën djellin përvëlues. Ministri i brendshëm gjerman ka qënë edhe më parë në Emiratet e Bashkuara kur filloi për herë të parë trejnimi i përbashkët. Atëherë qeveria gjermane i kish dhuruar irakianëve 100 kamionë ushtarakë, por ministri Struck bëri të qartë, se qeveria gjemrane do të kontribojë edhe më shumë për ta ndihmuar ushtrinë irakiane:

"Mendoj se irakianët kanë nevojë edhe për një trejnim të veçantë, sidomos në aspektin e ndërtimit të urave dhe objekteve të tjera të ngjashme. Aty janë shkatërruar shumë objekte nga lufta dhe irakianët shpresojntë ta rindërtojnë vendin e tyre me ndihmën tonë" - tha Struck.

85 ushtarë irakianë marrin pjesë në kursin trejnues, i cili do të zgjasë deri në maj. Në vjeshtë do të fillojë një kurs i dytë. Minisitri Struck shpjegon:

"Ne do t´u dhurojmë irakianëve në Abu Dhabi një spital ushtarak fushor si edhe disa ambulanca për të cilat ata kanë shumë nevojë. Ne do të trejnojmë edhe oficerë ushtarakë të akademisë ushtarake irakiane."


Për minisitrin e brendshëm gjerman Peter Struck bashkëpunimi mes Gjermanisë dhe Emirateve të Bashkuara është shumë i frytshëm. Ushtria e Emirateve ka vënë në dispozicion kazernat e saj dhe i nxjerr ushtarët irakianë nga Iraku. Ushtria gjermane sjell teknikën dhe diturinë specifike. Në këtë mënyrë qeveria gjermane e mbështet Irakun edhe pa dërguar vetë trupa ushtarake aty.

Të martën Struck do të vazhdojë për Kabul, ku ndërkohë ndodhen 1300 ushtarë gjermanë. Ata janë pjesë e grupit të NATOs-s për sigurinë ISAF. Struck do të bisedojë aty më ushtarët e tij si edhe me politikanët afganë mbi situatën në vend. Sipas ministrit Struck situata në Afganistan nuk është ende stabile dhe për këtë arsye Struck do të rrijë vetëm disa orë në Kabul.

  • Data 22.04.2005
  • Autor Nina Verkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar43
  • Data 22.04.2005
  • Autor Nina Verkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar43