Perspektivë e zymtë - reformatorët në Iran duhet të përgatiten për opozitën jashtë parlamentare | Bota | DW | 20.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Perspektivë e zymtë - reformatorët në Iran duhet të përgatiten për opozitën jashtë parlamentare

Në Iran zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Prej kohësh është e qartë, se reformatorët iranianë nuk do të mund t´i fitojnë këto zgjedhje, sepse Këshilli konservator i Mbikqyrësve nuk heq dorë nga pozicioni i tij. Në të ardhmen reformatorët do të humbasin edhe mbështetjen e aleatit më të rëndësishëm të tyre, presidentit të vendit Khatami.

Një portë e padukshme e bllokuar nga një kangjellë hekuri të mbyayllur me një dry të madh dhe pas kësaj porte ndodhet një derickë gjysmë e hapur. Madje edhe tabela e emrit të firmës është e varur shtrembër. Në këtë mënyrë duhet të harrohet që këtu deri herët në mëngjesin së enjtes punonte redaksia e gazetës reformatore "Yaseh-Nohn". Bashkë me një gazetë tjetër ajo u mbyll vetëm disa orë përpara fillimit të zgjedhjeve parlamentare. Arësyeja ka të bëjë me kritikën e shprehur prej tyre në adresë të kreut të vendit, i cili po lejon të ushtrohet presion për të penguar zgjedhjet e lira.

Morad Vaisi është kryeredaktor i gazetës Yaseh-Nohn dhe deputet i lëvizjes më të madhe reformatore në Iran "Musharekat". Edhe kuartieri qendror i kësaj lëvizjeje u mbyll ditën e enjte. Udhëheqësi i lëvizjes "Musharekat" Reza Khatami, vëlla i presidentit, nuk lejohet të kandidojë. Edhe Morad Vaisi nuk do të jetë më deputet në parlamentin e ri. Nuk dihet madje nëse ai do të mund ta botojë gazetën në të ardhmen. Tani atë e kanë ftuar për të dhënë llogari, sic tregon Vaisi me një dozë ironie.

Kritika e tij është e hapur nëse e pyet për qëndrimin e Këshillit të Mbikqyrësve. Nuk është kushtetuta, por arbitrariteti i këshillit nën drejtimin kryekonservatorit Janati është fajtor për këto zhvillime: "Kushtetuta nuk është problem. Problemi ka të bëjë me qëndrimin e Këshillit të Mbikqyrësve. Ne besojmë, se në bazë të kushtetutës mund të zhvillohen zgjedhje të lira. Por Këshilli i Mbikqyrësve thotë, se zgjedhjet duhet të bëhen në dy etapa - së pari Këshilli zgjedh kandidatët dhe më pas populli lejohet t´i votojë ata."

Zgjidhja nuk është ndarja e fesë nga shteti, por ndarja e "administratës fetare nga ajo shtetërore": "Feja nuk është as ideja ime, as e zotit Janati dhe ajo nuk është as ideja e udhëheqësit apo e presidentit. Feja është ideja e profetit Muhamet."

Vaisi nuk ka asnjë iluzion që reformatorët do të mund të luajnë ndonjë rol në parlamentin e ardhshëm. Por ata sidoqoftë mund të përpiqen jashtë parlamentit dhe do t´u duhet të investojnë për kontakte të vecanta me organizatat joqeverotare. Por ajo që nuk do të jetë më e mundur për ta është vazhdimi i bashkëpunimit me presidentin Khatami, i cili është në post deri vitin e ardhshëm. Khatami i ka zhgënjyer edhe reformatorët: "Qëndrimi i zotit Khatami është i ngjashëm me atë të konservatorëve. Unë jam shumë i prekur nga kjo. Zoti Khatami ka pasur 22 milionë zgjedhës, por pas tetë vjetësh ne nuk jemi të kënaqur me qëndrimin e tij. Reformatorët e konsiderojnë pozicionin e zotit Khatami sot si mjaft të ashpër dhe jo pozitiv", thotë gazetari Vaizi. Votimet vazhdojnë, rezultatet e paraprake pritet të shpallen nesër. Reformatorëve u duhet të përgatiten për opozitën jashtëparlamentare, kjo pasi mbi njëmijë kandidatë di dhe deputetë nga radhët e forcave reformatore u përjashtuan prej Këshillit të Mbikqyrësve nga lista e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare në Iran.

  • Data 20.02.2004
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArU0
  • Data 20.02.2004
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArU0
Reklamë