1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Personalitetet jopolitike në asamblenë federale

Jens Thurau24 Maj 2004

Edhe starë nga sporti dhe kinematografia zgjedhin presidentin

https://p.dw.com/p/Ar6a
Köhler i ulur në mes duartrokitet pas votimit
Köhler i ulur në mes duartrokitet pas votimitFotografi: AP

Këhler fitoi me diferencë të vogël. Horst Këhler u zgjodh në raundin e parë president, por vetem me një votë më shumë se sa shumica absolute. Së paku 18 delegatë nga kampi i opozitës duhet të kenë votuar kunder Këhlerit, apo më mirë të themi për kundershtaren e tij Gesine Schwan. Ndersa njëri apo tjetri deputet pati arsyet e tij personale për të votuar kunder disiplinës së partisë, personalitetet jopolitike të vendit të ftuar nga njëra apo tjetra parti kanë kryqezuar në vendin e duhur. Cili është roli i ketyre pjesetareve jopolitikë në asamblenë federale?
1.204 anëtare pati kjo asamble federale. Rreth 600 prej tyre vinin nga partitë në lande, sipas fuqisë së partive. Aty nuk ishin caktuar vetem deputetët e landeve, por edhe personalitete nga të gjitha fushat, kultura, ekonomia, sporti, stare të mëdhenj e të vegjel. Unioni opozitar kishte një fituese të olimpiadës patinatoren, Claudia Pechstein."CDU erdhi tek menegjeri im dhe më kanë pyetur në se do të pranoja të merrja këtë mandat, për të votuar për CDU-në në asamblenë federale. Dhe unë u thashë se për mua është një nder i madh, sepse jo si politikan nuk ke shpesh rast të përjetosh një gjë të tillë, dhe prandaj edhe e kam bërë."Aktorja Ranan Demirkan zgjodhi Gesine Schwan, po ashtu edhe aktori Ottfried Fischer. Botuesja e fuqishme Friede Springer votoi për CDU-në, aktorja Nina Hoss për të gjelbrit. I ftuar nga asambleja federale ishte kryetari i rradhës së kishës protestante në Gjermani, Peshkopi Wolfgang Huber. Cfarë pret ai nga Horst Këhler."Ne duhet të presim një kontribut për orientimin shpirtëror. Megjithatë duhet të çlirohemi nga ideja, se një njëri i vetem mund ta sjellë këtë orientim. Unë besoj me të vertetë, ne në Gjermani duhet të dalim nga atmosfera e ankesës dhe e vajtimit, e fiksimit tek meraku i ardhshem, ne vend që të pyesim Cfarë është me të vertetë perspektiva, tek e cila dueht të orientohemi, cfarë duam në shoqëri. Cila është rruga e vendit në Evropën e zmadhuar, si mund të fitojnë njerëzit besim dhe mbështetje edhe në situata të vështira."Stilistja Jette Joop "Një burrë që merr një vit pushim kur i humb fëmija dritën e syve dhe largohet nga puna, për t´u kujdesur për fëmijën, më duket se tregon se çfarë pikëpmajesh ka. Më duket qesharake të thuash se nuk na duhet një njëri që ka të bëjë me paranë. Nqs ai ka lidhje dhe krijon impulse, që janë të rëndesishme për vendin tonë, përse të mos e pranojmë."
Për një president nuk mund të thuash kurrë se është i veshur mirë mjaft. Cfarë mendimi ka stilistja për veshjen e Horst Këhlerit?
"Mendoj se vishet shumë mirë. Për të përmirësuar ka gjithnjë, por ne nuk duam, që të duket si kukull mode, ai duhet të mbetet serioz."
Seriozë dukeshin të gjithë atë ditë, personalitetet e asamblese federale. Gjithsesi të gjithë donin t´i intervistonin ata. Ndonjë deputet kalonte pa tërhequr vemendjen para grumbullit të kamerave, që ishte mbledhur përreth starit të tenisit, Michael Stich. Fituesi i Wimbledonit ishte caktuar nga unioni kristian-demokrat i Humburgut për të zgjedhur Horst Këhlerin.