Perendimore nga spektakli - arkaike nga brendia | Ballkani | DW | 29.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Perendimore nga spektakli - arkaike nga brendia

Fushata elektorale qe po zhvillohert ne Shqiperi per zgjedhjet lokale te 18 shkurtit u ngjan ne forme fushatave qe zhvillohen sot ne Europe apo SHBA.

Zgjedhjet parlamentare, qershor 2005

Zgjedhjet parlamentare, qershor 2005

Perngjasimi vjen ndofta edhe pse dy kampet politike kryesore, te djathtet ne pushtet dhe te majtet ne opozite kane punesuar eksperte dhe keshilltare perendimore per nje performance me ndikim maksimal tek elektorati. Banderola, ritme pererndimore,flamuj kombetare, te BE dhe te Amerikes, fjalime per tu duartrokitur nga simpatizantet. Por per fat te keq fushata qe po zhvillohet aktualisht ne Shqiperi eshte disi larg fushatave europiane per sa i takon gjuhes se forcave poltike ne konkurim dhe kandidateve te tyre. Ne vend te alternativave dhe ofertave per zhvillim partite preferojne te perdorin rendom fyerje, sharje duke arritur deri ne spekullime me jeten private te kundershtarit politik. Anila Basha, analiste ne shtypin e pavarur te Tiranes duke vene ne dukje kete kontradikte mes shfaqjes europaine dhe gjuhes arkaike qe po perdoret ne fuahsten e tanishme elektorale thote se “ eshte nje gjuhe e vjeter qe nuk ecen me hapin e ndryshimeve qe premton forca qe kerkon t´i fitoje zgjedhjet lokale te rradhes. Duket se forcat politike mund te bejne nje fushate ne pamje europiane por qe ecen ne nje tradite qe vjen nga e shkuara e prapambetur, jo europiane. Opinioni publik dhe organizatat e mbrojtjes se te drejtave te njeriut nuk e kane pritur mire gjuhen e sharjeve dhe te spekullimeve mejeten private, te perdorura nga lideri i partise ne pushtet dhe kryeministri Berisha ndaj kundershatrit politik socialistit Edi Rama. Aq me teper kur shpresonin qe Kodi i Sjelljes , i saponenshkruar do t´i bente te mendoheshin dy here para se te perdornin kete gjuhe. Por per fat te keq nuk po ndodh keshtu“ Kodi i sjelljes, i inicuar nga Presidenti Alfred Moisiu, u nenshkrua ne prag te fillimit zyrtar te fushates nga dy kampet ne gare, koalicioni i djathte qeverises dhe ai i majte ne opozite. Ne nje nga pikat e tij ky Kod thekson rendesine e madhe qe ka per te ardhmen e demokracise dhe perspektiven euroatlantike te Shqiperise percaktimi i zgjedhjeve lokale te 18 shkurtit 2007, si te lira dhe te ndershme. Per te patur kete cilesi thelbesore Kodi ne fjale veconi „promovimin e nje klime tolerance demokratike nga partite dhe kandidatet e tyre dhe njeherazi denimin e cdo lloj shpifjeje apo fyerjeje qe nxit konfrontimin“ Boja e nenshkrimit eshte thare tanime dhe bashke me te eshte harruar angazhimi per te respektuar kete pike te Kodit te Sjelljes. Analistja Anila Basha e sheh burimin kryesor te nje qendrimi te tille tek kultura e manget demokratike e forcave politike te Tiranes „Brezi i sotem i politikaneve shqiptare" , thote ajo per DW,"ndonese kane kalua ne te 16 vitet e tranzicionit politik ende nuk kane nje kulture demokratike te konsoliduar. Aty- ketu ne shohim elemente te nje politike te re por fryma e vjeter mbetet prezente. Kjo nuk ka te beje me brezin te cilit i perket nje x apo y politikan. Ne rradhet e te vjeterve, le te themi ka qe aplikojne standarte europiane dhe ne rradhet e brezave me te rinj ka qe mbeten tek fryma e vjeter e konfrontimit. Problemi eshte qe partite nuk kane nje strategji se si te dalin nga ky batak, i frymezuar nga mendesi te vjetra.“ Por nje dukuri e re po fillon te shfaqet krahas nenvleftesimit te politikaneve per te lene pas gjuhen e vjeter konfrontuese. Kjo dukuri eshte nje ndergjegjesim me i madh i votuesit te thjeshte per te mos ia dhene voten e tij forces politike apo kandidatit qe ne vend te alternatives dhe ofertes per zhvillim perdor ne fushate sharje dhe fyerje per kundershatrin politik. Ndergjegjesimi i elektoratit vjen si kontribut i shoqerise civile ne Shqiepri dhe i angazhimit te saj per te bere te vetedijshem qytetarin se vota e tij ka nje force vendimtare, qe ne zgjedhje te lira dhe te ndershme te beje fitimtare ata kandidate qe demostrojne kulturen e re politike..
  • Data 29.01.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZD
  • Data 29.01.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZD
Reklamë