Pengmarrja në një supermarket në Francë merr fund | Evropa | DW | 23.03.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Pengmarrja në një supermarket në Francë merr fund

Forcat e sigurisë i dhanë fund pengmarrjes në një supermarket në Francën jugore.

Sipas njoftimeve të mediave, terroristi i dyshuar islamik u vra nga forcat e sigurisë. Ai kishte qëlluar me armë në një supermarket në qytetin e Trébes dhe kishte marrë disa vetë peng. Prej të shtënave u vranë tre vetë dhe janë plagosur dy të tjerë. Shumica e klientëve dhe e punonjësve arriti të dalë nga supermarketi.

Sipas prokurorisë atentatori ishte pjesëtar i milicisë IS. Sipas mediave ai kishte kërkuar lirimin e njërit prej vrasësve të serisë së akteve terroriste në Paris në nëntor 2015.

Para marrjes së pengjeve autori i dyshuar kishte vjedhur në qytetin e Carcassonne, dhjetë kilometra larg, një makinë, kishte vrarë një nga personat që gjendeshin në makinë dhe plagosur shoferin.