PDK kërkon institucionalizimin e SHIK-ut | FOKUS | DW | 28.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

PDK kërkon institucionalizimin e SHIK-ut

Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar publikisht se ekziston dhe vepron SHIK-u. Zyrtarë të lartë të PDK-së kanë thënë se në dosjet më të cilat Partia Demokratike inkriminon disa prej ministrave në Qeverinë Kosumi ka gisht SHIK-u. Anëtari i Kryesisë së PDK-së Ramadn Avdiu, njëherit sekretar i PDK- së për marrëdhënie me jashtë i tha DW se Kosova ka nevojë që të ketë një mekanizëm inforamativ, prandaj sipas tij – “është nevojë e kohës që SHIK-u të legjitimohet si shërbim infomativ kombëtar, pasi është një instititucion me infrastrukturë të gatshme veprimi. Por, kjo mundësi është përjashtuar nga Qeveri e Kosovës.

default

Po, ka SHIK! PDK ka bashkëpunim me SHIK-un, ndërsa dosjet të cilat PDK i ka dorëzuar në UNMIK, me të cilat inkriminohen disa ministra të LDK-së në Qeverinë Kosumi janë mbledhur nga SHIK-u. Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i PDK-së Jakup Krasniqi për gazetës ditore “Epoka e re”. Ndërkaq, zyrtari tjetër i lartë i PDK Ramadan Avdiu, anëtar kryesie dhe sekretar për marrëdhënie me jashtë i tha DW se PDK-ja tani kërkon zyrtarizimin e SHIK-ut në një agjensi kombëtare informative për Kosovën:

“SHIK është i formuar para PDK. Ka qenë dhe është një segment mjaft i rëndësishëm i sigurisë në Kosovë. Në këto momente, gjashtë vite pas përfundimit të luftës është mëse e domosdoshme të ketë një mekanizëm të shërbimit informativ, i cili do të merrej me preventivën, hulumtimin dhe hetimin e rasteve kriminale, krimit të organizuar dhe pengimin e dukurive negative. Dhe, përderisa është mekanizmi i gatshëm, i cili funksionon më shumë se gjashtë, apo shtatë vite, atëherë do të duhej të zyrtarizohej dhe insitucionalizohet.”

Mirëpo, kërkesa e PDK duket se nuk ka hasur në mirëkuptim tek Qeveria Kosumi. Ky propozim sipas zëdhënësit Daut Dauti “nuk do të gjejë derën e hapur tek Qeveria, pasi SHIK-u duket se është organizatë partiake dhe këtë e ka pranuar PDK-ja.”

Ndërkaq, Avdiu thotë se përparësia e SHIK-ut mbështet të infrastrukturën e gatshme të këtij shërbimi, duke shtuar se SHIK-u do të mund të plotësohej me njerëz të tjerë profesionistë.

  • Data 28.07.2005
  • Autor Fadil GASHI, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjR
  • Data 28.07.2005
  • Autor Fadil GASHI, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjR