Pavendosmëri palestineze dhe një Olmert i dërmuar | Bota | DW | 19.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pavendosmëri palestineze dhe një Olmert i dërmuar

Rice nuk mund të bëjë më shumë se sa të organizojë bisedime të reja

default

Pikënisja premtonte shumë pak, për të ushqyer shpresa të mëdha nga takimi i Kondolezza Rice, Mahumd Abazit dhe Ehud Olmertit në Jerusalem. Pa u sqaruar nga pala palestineze çështja se çfarë qëndrimi do të mbahet lidhur me njohjen e ekzistencës së shtetit të Izraelit, nuk mund të bëhen përparime.

Sidoqoftë me vizitën e saj Condoleezza Rice ka theksuar angazhimin amerikan brenda "kuartetit për Lindjen e Mesme". Ajo tha biles se bisedimet do të vazhdojnë së shpejti. Heshtja ndonjëherë ka më shumë forcë se sa fjalët. Kështu ishte edhe në përfundim të samitit të ministres së jashtme të SHBA Condoleza Rice, kryeministrit izraelit Ehud Olmert dhe presidentit të palestinezëve Mahmud Abaz. Rice tha se do të kthehet përsëri në Lindjen e Mesme, por për pyetje nuk deshi të vihej në dispozicion dhe dy bashkëbiseduesit e saj nuk dolën fare para shtypit.


Emëruesi më i vogël i përbashkët, që mund të gjendet është se përpjekjet e paqes duhet të vazhdohen. Të vazhdohen? A kanë nisur ndonjë cikë? A është gjendja në Lindjen e Afërt sot ndryshe prej një jave apo dy javësh më parë? Apo para një viti?
Në fakt jo. Sigurisht që është një hap para që Olmert dhe Abaz takohen. Por çfarë kanë për të thënë? Cfarë kanë për të ofruar, që nuk e kanë ofruar më parë? Olmert momentalisht ndodhet në fund të të gjitha anketimeve: Lufta e Libanit ka konsekuencat e saj, skandalet trondisin qeverinë dhe vete zyrën e presidentit.

Olmert nuk mund të dalë si vizionar i guximshëm dhe t´i kapërcejë mundësitë e veta. Por këtë mund ta bëjë, nqs do të hyjë në bisedime të suksesshme me palestinezët.
Dobësia e Olmertit është vetem e keqja më e vogël. Shumë më e madhe është pavendosmëria e palestinezëve: Presidenti Abaz me siguri që është një njëri i drejtë dhe i ndershëm, që do ta vazhdonte atë që ka nisur paraardhesi i tij Jaser Arafat me marrëveshjen e Oslos.

Prandaj Abaz e di se nuk është e tepërt nga perëndimi apo Izraeli, që kërkojnë ndërprerjen e dhunës, njohjen e ekzistencës së shtetit të Izraelit dhe respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara. Ai vetë i ka drejtuar të njëjtat kërkesa vazhdimisht në adresë të Hamasit, që kur ajo është zgjedhur në pergjegjesinë e drejtimit të qeverisë. Vetem se "Hamasi" nuk ishte i gatshem për këtë.

Dhe Hamasi nuk është i gatshëm as sot, një javë pas marrëveshjes së famshme të Mekës, në të cilën Hamasi dhe Fatahu vendosën të krijojnë qeverinë e unitetit kombëtar. Një qeveri nën drejtimin e kryeministrit të deritanishëm të Hamasit Hanija, i cili nuk mendon që të heqë dorë nga rezufizimi total i Izraelit.

Në fakt thuhet se marrëveshjet e vendosura duhen respektuar, por si mund të respektohet një marreveshje me Izraelin, nqs ketij shteti ia heq të drejtën e ekzistencës?

Nga keto situata pa rrugëdalje do të shkaterrohej qeveria palestineze, deri tani e pakrijuar, ose "Fatahu" do të kthehej në kursin e Hamasit dhe të distancohej nga procesi i deritanishëm i paqes. Të dyja do të ishin fatale për Lindjen e Afërt.

  • Data 19.02.2007
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJQ
  • Data 19.02.2007
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJQ
Reklamë