Pavarësisht rezervave, Bullgaria dhe Rumania më 1 janar 2007 në BE | Evropa | DW | 27.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pavarësisht rezervave, Bullgaria dhe Rumania më 1 janar 2007 në BE

Komisioni evropian i lejoi Bullgarisë dhe Rumanisë të martën, me 26 shtator të hyjnë në Komunitetin evropian, por me disa kushte të rrepta.

Flamuj të Parlmanetit të BE

Flamuj të Parlmanetit të BE

"Megjithatë vazhdojmë të kemi disa arsye për t'u shqetësuar". Kjo është fjalia e cila përdoret më shpesh nëpër raportet e komisionit evropian mbi Bullgarinë dhe Rumaninë. Ajo gjendet praktikisht në çdo kapitull, qoftë në problematikën e reformës së drejtësisë, apo të asaj të korrupsionit, të kriminalitetit të organizuar, të tregtisë me njerëz, të kontrabandës me droga apo të administrimit të subvencioneve.
Të dyja kandidatet plotësojnë deri në njëfarë mase vetëm disa prej kushteve ekonomike për hyrjen në BE. Përsa i përket kritereve të tjera, duhet thënë për fat të keq se ato akoma nuk e kanë arritur qëllimin e tyre, pavarësisht nga përparimet e bëra.

Megjithatë, sipas marrëveshjeve, të dyja vendet do bëhen pas tre muajve anëtare të Bashkimit Evropian. Arsyeja është që Bashkimit Evropian, nga ana politike nuk i mbetet tjetër rrugëdalje. Në kontratat e anëtarësimit të vitit 2005 është vendosur që të këto dy shtete të behen, sidoqoftë pjesë e BE-së më 1 janar 2008. Për të dyja vendet e varfra, të cilat jane pa dyshim pjese e Evropës, është nxjerrë në këtë mënyrë një farë bilete gratis për hyrjen në BE. Prandaj në rastin e një shtyrjeje të anëtarësimit pas një viti, nuk do gjendeshin më argumente dhe arsye për reforma tek këto vende. Përveç kësaj, një përgjigje negative nga Brukseli, mund të kishte shkaktuar edhe një krizë të rëndë të politikës së mbrendshme.

Kushtet e vëna nga komisioni jane me veçanti të atyre ne fushën bujqesore, relativisht të lehta. Komisari i Bashkimit Evropian, Olli Rehn nuk synonte vendosjen e të dyja vendeve nën tutelën e Brukselit. Më shumë mbetet shpresa, që të metat e shumta dhe të rënda të Bullgarisë dhe Rumanisë të hiqen pak a shumë vullnetarisht vetë nga ana tyre. Qytetarëve evropian, të cilët gjoja janë të lodhur me zgjerimin e BE-së, nuk do i bëjë përshtypje mënyra e shthurur e veprimeve të Komisionit. Bashkimi Evropian duhet të mësojë nga gabimet e kaluara dhe të lejojë në rastin e ardhshëm kur t'i vijë rradha Ballkanit perëndimor, hyrjen në Bashkimin Evropian vetëm kur të jenë plotësuar të gjitha kriteret.

Rumania dhe Bullgaria do të jenë në fillim pjesëmarrës të rangut të dytë, ngaqë qytetarëve të këtyre vendeve nuk do t'i lejohet për disa vite liria e zgjedhjes në tregun e punës, valuta e Bashkimit Evropian dhe pjesëmarrja e plotë në tregun e mbrendshëm. Ata do kenë të njëjtin fat si qytetarët e disa vendeve të tjera anëtare të Evropës lindore, të cilët vazhdojne të mos kenë zhvillimin ekonomik si pjesëtarët e parë të Bashkimit Evropian. Zelli për të bërë reforma në Bullgari dhe Rumani ka rrezik të pakësohet pas ceremonialit solemn me 1 Janar. Një fenomen i tillë është parë në Poloni dhe Hungari, në rastin e të cilave, dy vjet e gjysëm pas hyrjes së tyre në Bashkimin Evropian, po përhapet një politikë buxhetore e plogët dhe mosbesimi.


  • Data 27.09.2006
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArA7
  • Data 27.09.2006
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArA7