1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit

Deutsche Welle9 Janar 2006

Temat: Paketa 25 miliardëshe e investimeve të qeverisë për katër vitet e ardhshëm, konflikti nuklear me Iranin dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit izraelit

https://p.dw.com/p/Arrx
Klausura e qeverise ne Genshagen
Klausura e qeverise ne GenshagenFotografi: AP

Qeveria gjermane vendosi për një paketë masash të posaçme për zhvillimin e ekonomisë për katër vitet e ardhshëm.

Lidhur me këtë "Nordbayerischer Kurier" shkruan: "Paketa 25 miliardëshe e zhvillimit ekonomik ka brenda shumë psikologji. Një shumë e madhe parash, që mund të lëvizë shumë gjëra, mendon njeriu. Por ta shohësh më me vemendje të bëhet e qartë, se shumë masa të veçanta si projektet për qarkullimin dhe kërkimet shkencore janë kompaktësuar në një periudhë prej katër vjetesh dhe u është vënë një etiketë interesante. Po ta shohesh në dritë nuk bëhet fjalë për një hap të madh në drejtim të zhvillimit, por për shumë hapa të vegjël, me të cilat koalicioni i madh nis rrugën e tij. Vetem kur qeveria të ketë mësuar të ecë, mund të lëvizë rrotat e mëdha në sistemet e sigurimeve sociale dhe të taksave."

"Taz" komenton: "Puna e qeverisë funksionon mirë. Toni i vazhdueshëm, i lodhshëm, me të cilin socialdemokratët dhe unioni luftonin që prej vitesh njëri-tjerin u shua menjëherë. Kjo është me siguri fitore. Minus është se nuk është e qartë se ku do të dalë qeveria. Betohen për vende pune për zhvillim ekonomik, me reforma hektike që të japin përshtypjen, se po bëjnë gjera të efektshme kundër papunësisë. Të gjitha këto të kujtojnë qartë qeverinë e vjeter."

Ndërsa "Ostseezeitung" Rostock: "Sinjali që i jepet republikës nga klausura në Genshagen është: ata po bëjnë diçka. Sidoqoftë shiringa e investimeve shtetërore, e shpërndarë për katër vjet, nuk mund të jetë më shumë se flakë kashte. Ajo është më mirë se asgjë, sidomos kur nga federata përfiton industria e dëmtuar e ndërtimit dhe zanatçinjtë. Por në përgjithësi paketa financiarisht është e pakët, nuk është e drejtuar shumë në deget e së ardhmes, siç pritet nga një kontribut për më shumë rritje ekonomike dhe punësim."

Lidhur me vendimin e Iranit për të rinisur programin e tij atomik të nderprerë para dy vjetesh gazeta "General Anzeiger" shkruan: "Largimi i IAEO-së nga impiantet për studimet nukleare është një tjetër hap drejt acarimit në konfliktin me Teheranin. Këtu nuk ndryshon gje as kontrolli i vazhdueshëm nga zyra ndërkombëtare atomike. Nderkohë presidenti iranian Mahmud Ahmadinaxhad intonon thirrje urrejtje kundër Izraelit. Të mos çuditet që edhe perëndimi e ashpërson tonin. Në rradhë të parë rëndohen kontaktet për rifillimin e bisedimeve të BE-së me Teheranin për zgjidhje diplomatike, të ndërprera prej disa muajsh. Të gjithë pjesëmarrësit duhet t´i këshillosh për kujdes në këtë situatë kritike, edhe për shkak të pasigurisë në lindjen e Mesme, pas sëmundjes së Ariel Sharonit dhe para zgjedhjeve në Palestinë dhe Izrael."

Financial Times Deutschland për temën e Iranit shkruan: Me të vertetë në lojë është besueshmëria e bashkësisë ndërkombëtare. Sepse ndërsa evropianët deri tani janë mbështetur pa u tundur në forcën e fjalës, presidenti i ri iranian, Mahmud Ahmadinaxhad u sjell atyre shpinën. Me këtë është e qartë se strategjia e BE-së ka dështuar, që të diskutojnë me Iranin për një zgjidhje konsensuale. Evropianët muajt e ardhshëm duhet të pozicionohen. Sa seriozisht e kanë me synimin që ta largojnë Iranin nga bomba atomike, sa janë të gatshëm ta arrijnë kete synim? Së pari do të duhet të bëjnë atë që iu desh shumë kohë ta shmangnin, ta çojnë çështjen në Keshillin e Sigurimit të OKB-së."

"Hessiche Niedersächsische Allgemeine" shkruan për gjendjen shendetesore të kryeministrit izraelit Ariel Sharon: "Me gjithë interesin për fatin e shtetit hebre, kurrë s´kemi qenë kaq pranë si prej ditësh në shtatin e sëmundjes së Ariel Sharonit. Të gjitha tabutë duket se kanë rënë, informimi duket i pakufi. Përmes televizionit dhe internetit ne e ndjekim fatin e tij thuajse live. Të mos na gënjejë mendja, pasojat politike të problemeve të tij shëndetesore nuk janë në plan të parë. Është fascinimi i vdekjes, që justifikon kuriozitetin tonë të papritur për temën hemoragji cerebrale. Sharoni si burrë shteti na intereson vetëm në mënyrë anësore. Ajo që na intereson është vetem hamendja se mund të prekë kurdo secilin nga ne.