Pasqyra e shtypit te Shqiperise | Studimi në Gjermani | DW | 04.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit te Shqiperise

Konfiskimi te henen nga Prokuroria i dokumentave të KQZ - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - për votimin e 12 Tetorit në kryeqytet është lajmi i ditës në shtypin e Tiranës. Gazetat bëjnë të ditur se veprimi i prokurorisë erdhi pas kallzimit penal të Spartak Ngjelës, kandidatit të PD për Kryetar Bashkie për manipulim me listat e votuesve të Tiranës.

Gazeta Albania duke komentuar zhvilimin e mësipëm shkruan se hetimet nga ana e Prokurorisë do të nxjerrin në dritë të vërtetën për zgjedhjet në kryeqytet duke i dhënë fund hamendjeve dhe paragjykimeve të deritanishme.

Ndërsa gazeta " Shekulli" citon Fatmir Brrakën, avokat i Edi Ramës në KQZ, të ketë thënë se vendimi i prokurorisë për të sekuestruar materialet zgjedhore të kryeqytetit është me prapavijë politike për të vonuar shpalljen e fiuesit në Tiranë.

Gazetat botojnë sot edhe lajmin e djegjes dje të shtëpise së Perikli Dhales,Kryetar i Komisionit Zgjedhor të Qeverisjes Vendore të Tiranës. Gazeta "Korieri" i referohet drejtuesve te Partisë Demokratike kur shkruan se djegja, sipas tyre, nuk është aksidentale, pasi në momentin e nisjes së flakëve të para, në zonën e banimit të Dhales mungonte energjia elektrike. Pë ngjarjen ende nuk ka një variant zyrtar, vë në dukje shtypi i sotëm, pasi hetimet nuk kanë përfunduar.

Ndryshimet, që pritet t´i bëhen statutit të partisë socialiste në pushtet, vazhdojnë edhe sot të komentohen nga gazetat e Tiranës. Gazeta e cilëson statutin e ri, të pas këtyre ndryshimeve, statut kundër Ilir Metës dhe deputetëve të tjerë rebelë që nuk pranojnë t´u binden në mënyrë të verbër urdhërave te kryeministrit dhe kryetarit të Partisë, Fatos Nano. Sipas gazetës "Albania" me kopetencat më të mëdha që i jep Nanos statuti i ndryshuar, e kthen atë në një diktator të vogël brenda Partise.

Gazeta "Shekulli" zbardh për publikun se në statutin e ndryshuar do të parashikohen masa ndëshkimore për ata që dalin kundër vendimeve të forumeve të partisë. Shekulli komenton se kjo do të thotë që "rebelët" e Ilir Metës të përjashtohen nga partia në Kongresin e saj të 12 Dhjetorit.

A do të bashkëpunojnë reformatorët opozitarë të Genc Pollos me socialistët në pushtet për të bashkëqeverisur dhe shpëtuar qeverisjen aktuale të Nanos nga kriza? Shekulli boton sot opinionin " Protagonizmi bezdisës i Partise demokrate të re" siç njihen ndryshe reformatorët. Ku shprehet se nuk ka asnjë arësye dhe logjikë politike për këtë aleancë, pasi zgjidhja e krizës qeverisëse të socialistëve zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Edhe gazeta " Albania" boton sot artikullin" PDR-ja nuk është krijuar pë të shpëtuarz. Nano" ku bashkëqeverisja me socialistët krikohet në parim, për sa kohë reformatorët i përkasin spektrit të djathtë opozitar.

Mosmarrveshjet mes dy partive opozitare, Partisë Demokratzike të Berishës dhe Partisë Republiokane te Mediut lidhur me projektligjin e ri për pronat është një tjetër ngjarje dite në shtypin e Tiranës. Shekulli citon Mediun të jetë shprehur se Berisha po i del në krah socialistëve duke mbështetur projektligjin e ri të OSBE-se ku nuk abrogohet ligji i mëparshëm, sipas të cilit toka iu kthye jo pronarit të ligjshëm por atij që e punonte. Gazeta" Koha Konë" bën të ditur se pë shkak të kundërshtimit të republikanëve Parlamenti do të shqyrtojë jo vetëm projektligjin e OSBE-se por edhe ate të pëgatitur nga Partia Republikane, ku toka i jepet pronarit të ligjshëm dhe në rast kompensimi atë nuk e vendosin autoritetet lokale por vetë pronari.


  • Data 04.11.2003
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4a
  • Data 04.11.2003
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4a