1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

pasqyra e shtypit te Shqiperise

17 Dhjetor 2003
https://p.dw.com/p/As3U

Ish kryeministri Ilir Meta dhe mbështësit e tij nuk janë votuar nga delegatët e Kongresit të 6-të të PS për të qenë anëtarë te Komitetet të Pëgjithshëm Drejtues, KPD, ndërkohë që dy kundërshtarët e tjerë, ish Presidenti Mejdani dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama kanë hyrë në këtë forum, më i larti në këtë parti. Ky është sot lajmi i ditës me të cilin gazetat e Tiranës hapin materialet e tyre dhe e bëjnë temë të komenteve dhe opinioneve.

Gazeta "Koha Jonë" boton sot komentin "Tretja e mendimit ndryshe në PS". Sipas gazetës nëse ky mendim ne delegatët e Kongresit të 6-të të PS përfaqësohej në masën 19% në KPD-në e re, ka një rënie drastike duke arrritur në 5 %. Tretja e mendimit ndryshe në këtë parti ndodhi përmes votimit duke pëdhosur kështu mekanizmin e votës. Sipas gazetës kjo që ndodhi do t´i kthehet në bumerang liderit dhe njëherazi kryeministrit të vendit, Fatos Nano. Gazeta "Koha Jonë"shkruan sot edhe për një aleancë fluide të metistëve me oponentë të Nanos brenda spektrit të majtë, për të rrëzuar qeverinë e drejtuar prej tij dhe për të ngritur një qeveri teknike deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2005-ës. Qeveria teknike ,shkruan gazeta Koha Jonë" mendohet të jetë gjithëpërfshirëse, me përfaqësues nga të gjitha forcat politike parlamentare.

Gazeta "Albania" komenton se humbja e Ilir Metes, eshte humbje e PS. Me goditjen e tij, shkruan kjo gazetë, socialistët grisën maskën europiane të partisë së tyre. Përjashtimi i Metës eshtë një kthim i PS drejt origjinës, drejt totalitarizmit dhe sundimit te udheheqësve të dorës së fortë, shprehet" Albania." Kjo gazetë boton sot edhe opinionin" Rroftë Fatosi, rroftë partia, kusuret i heq Shqiperia." ku ndër të tjera shprehet mendimi se Kongresi i 6-të i PS, ishte gati gati komunist dhe rrezikon ta ktheje kete parti ne istikamet e vitit 1989.

Gazeta "Shekulli" në rubrikën e saj" Ngjarje dite" bën sot të ditur se kryeministri Nano, pritet t´u kërkojë sot anëtareve te KPD-së zgjerimin e aleancave te PS edhe me parti te tjera, për të filluar negociatat për rikompozimin e qeverisë, që pritet të shpallet në 24 Dhjetor. Gazeta "Korrieri" boton sot një intervistë me ambasadorin amerikan Xhejms Xhefri në Tiranë lidhur me qëndrimin e politikanëve kryesore ndaj institucioneve zgjedhore dhe të pavarura. Përfaqësuesi i diplomacisë ameriakne citohet ta ketë kritikuar rëndë qëndrimin e liderit socialist, Nano dhe kreut të opozitës Berisha për mënyrën se si i trajtuan këto institucioneve, ne zgjedhjet lokale te 12 Tetorit. " Sulmi ndaj tyre" shprehet Xhefri në intervistën e botuar tek gazeta" Korieri"u bë shpesh në terma sikur ato të ishin kriminale në aktivitetin e tyre, gjë që dëmton besimin e njerëzve në këto institucione."