Pasqyra e shtypit te Kosoves | Studimi në Gjermani | DW | 22.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit te Kosoves


"Nuk do te kete shperblim por vetem denim per forcat esktermiste". Keshtu nder te tjera ka deklaruar ne intervisten dhene "Kohes Ditore", Sekretari i pergjithshem i NATO-se, Jaap de Hoop Scheffer i cili ka shtuar se "Eshte iluzion te mendohet se per shkak qe fraksionet ekstremiste te shqiptareve te Kosoves djegin shtepi dhe kisha serbe mund te realizohen me shpejt qellimet politike. Eshte e kunderta dhe vetem e largon Kosoven nga qellimi". Ai ka shtuar se e ndjen " veten shume te angazhuar politikisht ne Kosove duke ndjekur rregullisht procesin. NATO-ja poashtu eshte duke e ndjekur procesin dhe ne Prishtine ishte edhe takimi i Grupit Perkrahes per Kosoven, ne te cilin eshte duke marre pjese edhe ambasadori Seri, si perfaqesues i NATO-se. Ne jemi, pra, te angazhuar politikisht, edhe pse UNMIK-u eshte udheheqes i procesit" ka pohuar Scheffer.

Duke rikomentuar ngjarjet e 17 dhe 18 marsit Sekretari i pergjithshem i NATO-se i ka deklaruar "Kohes Ditore" se "KFOR-i beri nje pune te mire, u shprehu mirenjohje ushtareve per kete, NATO-ja beri pune te mire duke derguar shpejt perforcime…Situata eshte e brishte por shpresoj se ngjarjet e tilla nuk do te perseriten sepse ato do ta demtonin Kosoven edhe me shume se e kane demtuar deri tash".

"Zeri" ne editorialin e numrit duke komentuar takimin e perfaqesuesve te Grupit te Kontaktit, te Unionit Evropian dhe te NATO-se, mbajtur dite me pare ne Prishtine, nenvizon se njera prej detyrave kryesore te ketij takimi " ka te beje me perkrahjen e UNMIK-ut dhe te institucioneve te Kosoves per vendosjen e nje dialogu te hapur me politikanet serbe te Kosoves. Permiresimi i marredhenieve nderetnike, i gjendjes se sigurise, mekembja e perspektives se bashkejeteses, varen shume nga politikanet shqiptare dhe politikanet serbe. Nese ata nuk jane ne gjendje te punojne dhe te veprojne se bashku, ne institucionet e Kosoves, atehere gjasat qe te behet dic me teper ne nivelin e qytetareve te rendomte jane fare te vogla" konkludon "Zeri" per te theksuar se " per kete shkak , kushtezimi i pjesemarrjes ne Qeveri, ne Kuvend dhe ne institucionet tjera te pushtetit qendror eshte politike e demshme per te gjithe kosovaret".

"Bota Sot" pasi pyet se " Kur do te jepet versioni zyrtar per 17 marsin" me tej shton se " ato ngjarje do te shfrytezohen vetem per ti dhene kohe te metejshme status quose, e cila, kaq shume e zgjatur, tashme ne opinionin e Kosoves perjetohet si regres…eshte koha te kalohet ne veprime konkrete…eshte koha te mos teprohet me folklore per 17 marsin, te mos anashkalohet thelbi i misionit te bashkesise nderkombetare ne Kosove…".

"Kosova Sot", ne faqen e pare citon ministrin britanik per Evrope, Denis Mekshejn te kete thene gjate qendrimit te tij ne Prishtine se duhet " Me shume kompetenca per kosovaret…pas standardeve" se sipas tij " Kosova duhet te qeveriset me teper nga kosovaret dhe sa me pak nga UNMIK-u".

E perditeshmja "Pavaresia" duke iu referuar debatit te mbajtur per Kosoven ne Qendren Uidrou Uilson ne Uashington, shkruan se "Amerika duhet te kujdeset me shume per Ballkanin".

Shtypi i Kosoves ne faqet e para njofton se, sot per vizite dyditeshe ne Kosove vjen presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu. Lidhur me kete ngjarje politike "Epoka e Re" ne kryetitullin e madh hapes shkruan" Mire se vjen president Moisiu"!

  • Data 22.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0s
  • Data 22.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0s