Pasqyra e shtypit te Kosoves | Studimi në Gjermani | DW | 11.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit te Kosoves

Shtypi i Kosoves fokusohet ne temen e zgjedhjeve parlamentare te 23 tetorit


Duke shtruar temen "Gjuha e komunikimit ne politike", "Koha Ditore" nenvizon se: "Gjuha politike ne komunikim nuk do te duhej te mos kete rol pergjegjes dhe vendimmarres per procese politike. Eshte me rendesi te thuhet se ne Kosove edhe kur thuhet ne menyre deklarative nje gje e tille e edhe kur nuk thuhet fare, nuk ndodhe asgje te pala tjeter konkurrente politike. Ky pajtim permban ne vete nje nga elementet kryesore qe sjellin krizat e verteta ne kuader te nje shoqerie. Gjuha politike ne komunikim nuk do te duhej te jete stereotipe, shterpe", konkludohet ne veshtrimin e sipercituar.
Shtypi I ketushem vazhdon ti referohet me prioritet temes se zgjedhjeve te pergjitheshme te tetorit.

Lidhur me kete "Zeri" ne komentin redaksional qe mban titullin "Pasojat e bojkotimit te zgjedhjeve" shkruan se " Dialogu I brendshem politik ka adresuar gati te gjitha preokupimet e politikaneve serbe te Kosoves: sigurine, kthimin e te zhvendosurve, decentralizimin e pushtetit, fuqizimin e rolit te tyre ne pushtetin e Kosoves. Bojkotimi I zgjedhjeve, I imponuar prej Beogradit, do te mund te ishte fatal per kete dialog", konsideron "Zeri" i cili me tej thekson se "Nese serbet e Kosoves do te detyrohen te bojkotojne zgjedhjet e dyta parlamentare te caktuara per 23 tetor, do te medyshej me themel nje proces politik ne Kosove, I nisur pas trazirave te marsit". "Ne te vertete", sipas "Zerit", ne rast te bojkotimit te zgjedhjeve, politikanet serbe te Kosoves do te defaktorizohen perfundimisht, sepse atehere Beogradi do te kete edhe formalisht ne duart e tij fatin e serbeve te Kosoves". Gazeta citon shefin e diplomacies se Unionit Serbi - Mali i Zi, Vuk Drashkoviq, te kete deklaruar se sipas tij " Do te deshmohet se vendimi per te bojkotuar zgjedhjet eshte I gabueshem". Kurse, Andrej Tehov, shef I misionit te Keshillit te Evropes ka deklaruar se " Ende shpresojme qe serbet te marrin vendim te mencur".

"Kosova Sot" ne lidhje me vleresimet per zgjedhjet parlamentare te tetorit, nder te tjera veren " Parashikime pesimiste per pjesemarrjen e elektoratit ne zgjedhjet e tetorit". Gazeta ben te ditur se dje, pra " te marten ka skaduar afati i fundit kur votuesit jashte Kosoves eshte dashur ti dorezojne aplikacionet e tyre per tu perfshire ne listen e votimit".

Kurse "Epoka e re" citon Oliver Ivanovic nga koalicioni serb "Kthimi" te kete thene se " Po e presim vendimin e Beogradit".
"Bota Sot' duke I hedhur nje veshtrim ceshtjes se raporteve Kosove - Serbi, gjithnje ne driten e zyrtarizimit te pavaresise se Kosoves, nder te tjera komenton se " Keto marredhenie fqinjesore mund te ndertohen vetem kur te kemi shtetin e pavarur dhe sovran te Kosoves te njohur zyrtarisht nga bashkesia nderkombetare. Sa me shume ta vonoje zyrtarizimin e pavaresise se Kosoves, aq me shume bashkesia nderkombetare e le ne pikepyetje trajtimin e serbeve te Kosoves, poashtu e injoron trajtimin e shqiptareve qe jane brenda kufijve te Serbise…".


  • Data 11.08.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arz1
  • Data 11.08.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arz1