Pasqyra e shtypit të Tiranës | Studimi në Gjermani | DW | 06.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Tiranës

Nga festimet e 60-vjetorit te zbarkimit te trupave aleate ne Normandi te Francës

Nga festimet e 60-vjetorit te zbarkimit te trupave aleate ne Normandi te Francës

Gazeta "Korrieri" ia kushton sot kryeartikullin e saj 60-vjetorit te zbarkimit te trupave aleate ne Normandi te Francës, zbarkim qe vendosi perfundimisht fitoren mbi nazizmin dhe perfundimin e Luftës së Dyte Boterore. Në Coleville, ne varrezen gjigande prej 70 hektaresh prehen eshtrat e 58 mije ushtareve amerikane, 61 mije anglezë dhe 9.386 ushtare nga vendet e tjera te Europes, sjell nekujtesen e lexuesit " Korieri". Gazeta vë ne dukje se sot, ne Normandi, ne krah te aleateve do te jete edhe kancelari gjerman Shrëder. "Duke i pare sot ne Normandi kryetaret e shteteve te Amerikes dhe te Europes krah me krah" shkruan gazeta "Korieri"kushdon e kupton se kombet e Amerikes dhe te Europs jane bashke. Po te kujtojme tragjedine e 11 shtatorit 2001 dhe thirrjen e europianeve" te gjithe jemi amerikane" kuptojmë se Europa dhe Amerika jane serish bashke ne betejen e madhe kunder terrorizmit.

"Gazetat "Koha Jone" dhe "Shekulli" vazhdojn edhe sot te vleresojnë si temen me te rendesishme te faqeve te tyre te para kundershtimin ndaj ngritjes se nje impianti italian per perpunimin e plehrave ne Kashar.

"Shekulli" shkruan se edhe studente shqiptare ne Perendim i jane bashkaur dje faktoreve politike ne vend dhe shoqerise civile duke i kerkuar qeverise te pezulloje çdo marrje vendimi per kete impiant. Kerkese tjeter e tyrja eshte marrja e masave, shkruan gazeta "Shekulli"ndaj personave qe kane dhene pelqimin per kete projekt pa marre parasysh pasojat katastrofike dhe duke anashkaluar vullnetin e komunitetit.

Kjo gazetë citon edhe ish kryeministrin Ilir Meta te kete thene se marrveshja per plehrat e ben Shqiperine te pabanueshme.

Gazeta "Koha Jone" boton sot nje interviste me Koço Kokëdhimen, botues i gazetes" Shekulli" ku ai citohet te kete thene ne lidhje me problemin e impiantit" Të shporren Nano dhe Fino" ky i fundit ne pozicionin e Ministrit te Turizmit. Sipas tij te dy keta pushtetare kane shperfilluar hapur ligjin.

"Koha jone" boton sot edhe nje interviste me Erion Veliaj, drejtor i Levizjes "Mjaft" nen titullin" Nuk do te lejojme kthimin e Shqiperise ne kosh plehrash". Duke u ndalur ne protesten e paralajmeruar ,qe do te zhvillohet pasneser para kryeministrise, Veliaj citohet te shprehet se kjo proteste eshte e dyfishte. Përveç plehrave fizike, slogani i mësipërm vlen edhe per nje klasë të dështuar politike ne Shqiperi.

Gazeta "Albania" vlereson si teme kryesore debatin e hapur serish ne Shqiperi per hapjen apo jo te dosjeve te shkrimtareve ne kohen e diktatures komuniste. Gazeta boton nje interviste me Diana Çulin kur si pasoje e nje reçence që ajo beri 30 vjet me pare kur ishte redaktore ne gazeten" Drita" per poezine e Genc Lekës, nje poet i ri ai u denua nga regjimi komunist me pushkatim. Gazeta citon shkrimtaren Diana Çuli te kete thene ne intervisten e saj se Sigurimi perdori moshen dhe paditurine e saj.

  • Data 06.06.2004
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As07
  • Data 06.06.2004
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As07