Pasqyra e shtypit të Tiranës | Studimi në Gjermani | DW | 22.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Tiranës

Gazeta" Korrieri" i hap sot lajmet me ate qe e quan "surprizë". Duke iu referuar burimeve zyrtare kjo gazete ben te ditur se Partia e re Socialiste e Ilir Metes, nuk perjashton mundesine e qeverisjes se perbashket me PS e Fatos Nanos. Fjala eshte per nje rikompozim te maxhorances se majte duke respektuar realitetet e reja politike ne krijimin e nje kabineti te ri qeverises, sqaron gazeta.

Gazeta "Albania" boton sot artikullin "PD pakice ne Parlament". Gazeta ben disa llogari te thjeshta arithmetike kur vëren se ne shtator deputetet socialiste qe i jane bashkuar Partise se re te ish kryeministrit Ilir Meta do te dalin me nje grup parlamentar me vete, gje që do te sjelle reduktimin e deputeteve socialiste nga 75 ne 67. Me kete numer, aresyeton "Albania" PS e Nanos nuk arrin dot te kete shumicen absolute ne Parlament, per te cilen duhen 71 vota. Sipas ligjit, shkruan gazeta, ne nje rast te tille kryeministri duhet te formoje nje kabinet te ri qeveritar. Ne nje situate te tille , komenton " Albania", partia e re e Metes ve kushte per bashkepunim qeverises nese arrihet kompromisi qe socialistet te mos humbasin maxhorancen ne Parlament.

Ne shtypin e Tiranes vazhdon edhe sot debati i politizuar nese helikopteri italian qe para disa ditesh patrulloi ne Lazarat per te zbuluar fushat e mbjella me canabis sativa – ose hashash ne gjuhen popullore – u qellua nga fshataret pasi policet qe ishin ne te hapen zjarr apo e kunderta.

Gazeta" Koha Jone" citon autoritetet lokale te fshatit te kene thene se do te mbrohen nga operacioni policor i paralajmeruar i Ministrit te Rendit, Igli Toska. Sipas ketyre autoriteteve, te cituara sot nga gazeta" Koha Jone" duhet te denohen sipas ligjit vetem fshataret qe mbjellin droge dhe jo te penalizohet gjithe fshati. E njejta gazete njofton se forcat speciale po qendrojne jasht fshatit dhe se operacioni po pergatitet meshume kujdes dhe ne fshehtesi te madhe.

Per te njejten ngjarje gazeta " Korieri" boton sot kryeartikullin"Keqperdorimi i Lazaratit" Gazeta shprehet se banoreve te ketij fshati u duhen hapur "portat" per te mos u ndjere i izoluar por pjese integrale e vendit. Banoret e tij nuk duhet te permenden vetem si anarshiste dhe kultivues te droges. Sipas gazetasbanoret e Lazaratit kane nevoje per mbrojtjen e ligjit,per pranine e strukturave teshteit kane nevoje per nje te ardhme.

  • Data 22.08.2004
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arym
  • Data 22.08.2004
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arym