Pasqyra e shtypit të Tiranës | Studimi në Gjermani | DW | 27.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Tiranës

Gazeta SHEKULLI në faqen e politikës i kushton më shumë vemendje qëndrimeve të partisë së re Lëvizja Socialiste për Integrim, rreth projektligjit te qeverisë “Për legalizimet e zonave informale”. Ajo citon nenekryetarin e partise, Sokol Axhemi te jete shprehur mes te tjerave se: “Projektligji, pavarësisht se në titull pretendon të zgjidhë problemin e legalizimeve, në fakt është një projekt i ideuar për të filluar procesin e urbanizimit të të ashtuquajturave “zona informale”, por që për arsye demagogjike elektorale, është servirur si zgjidhje për legalizim. Projekti është i paplotë, i paqartë, me kundërthënie ligjore dhe nuk zgjidh aspak thelbin e çështjes së legalizimit, pasi diskriminon banorët, të cilët janë vendosur në zona me sipërfaqe nën 10.000 m2, vendos kufij abuzivë të njohjes së pronësisë deri në 500 m2, shteti merr atributet e pronarit të paligjshëm, nuk zgjidhet aspak problemi i ish-pronarëve nëpërmjet një kompensimi të drejtë dhe, mbi të gjitha, nuk garantohet gëzimi i lirë i pronës prej pronarëve të rinj”.

Gazeta KOHA JONE terheq me shume vemendjen rreth nje vendimi te para disa diteve te Gjykates se Larte, qe i kerkoi Parlamentit te shqyrtoje heqjen e imunitetit te deputetit, njekohesisht publicistit te kesaj gazete, Nikoll Lesi. Nen titullin e madh: “Godo-Pas Lesit, votbesohet Nano”, gazeta boton nje interviste me politikanin republikan, qe citohet mes te tjerave te jete shprehur: “Argumentet qe shoqerojne kerkesen nuk perbejne nje aresye te mjaftueshme per t’i hequr imuniterin deputetit Lesi. Nuk ka nje veper penale te mirefillte, por duhet qe do te kete nje reagim te forter nderkombetar”.

E perditshmja PANORAMA boton sot nje interviste me kryetarin e Partise Demokrate te Reformatoreve Genc Pollo, nen titullin “Opozita, mission I veshtiore bashkepunimi”. Pollo shpjegon idene se : vetem caktimi I nje emri te besueshem per kryeminister ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund te krijoje shanse per rotacionin e pushtetit… Une do te prerferoja konceptin e se djathtes pluralke, qe perfhsin grupe e rryma te nuancuara, jo vetem nga personalitete udheheqese, por nga idete e sidomos nga fryma qe percojne”.

Neser “lamtumira “ e Liponenit- shkruan me germa te medha gazeta DITA, ne faqen e politikes, per largimin nga Shqiperia te shefit te misionit te OSBE-se. Gazeta thekson mes te tjerave dy nga deshtimet e ambasadorit Osmo Liponen gjate kohes qe qendroi ne Shqiperi. “Ne tetor 2003, prezenca e OSBE-se merr persiper pergatitjen e nje projektligji per kthimin e kompesimin e pronave per ish pronaret. Ne fund te korrikut, konsensusi paraprak mes PS dhe PD bie. Ne 1 korrik 2004, Liponen nenshkruan me Rucin (PS) dhe Topin (PD) protokollin e zgjedhjeve. Ne shtator puna bllokohet”.

  • Data 27.09.2004
  • Autor Arben MUKA
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryR
  • Data 27.09.2004
  • Autor Arben MUKA
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryR