Pasqyra e shtypit të Tiranës | Studimi në Gjermani | DW | 28.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Tiranës

Gazetat e sotme të Tiranës kanë në qendër të vëmendjes largimin nga Shqipëria të shefit te zyrës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Osmo Liponen, si dhe marrëdhëniet e tij me politikën e Tiranës.

SHEKULLI shkruan mes të tjerave: ”Osmo Liponen, ambasadori i OSBE-së ka mbyllur dje, edhe me një ceremoni lamtumire misionin e tij në Shqipëri. Në këtë ceremoni ku ishin të ftuar, pa përjashtim të gjithë, politikanët shqiptarë dhe diplomatë të huaj, munguan kryeministri Fatos Nano, por edhe disa nga ata politikanë që gjatë kësaj kohe kanë pasur marrëdhënie jo të mira, madje edhe kanë kritikuar ashpër punën e ambasadorit Lipponen, si Neritan Ceka, Skënder Gjinushi, etj. As kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi nuk ka ardhur në ceremoninë e organizuar në hotel “Rogner”, por nëse mungesa e Pëllumbit lidhet me faktin se ai ishte duke drejtuar seancën në Parlament, ajo e Nanos mund të ketë të bëjë me takimin që ai pati me Liponen dje pasdite në zyrën e tij”.

Gazeta KORRIERI paralajmëron se së shpejti zyra e OSBE-së në Shqipëri do të paraqesë një raport mbi zhvillimet në vend. Sipas gazetës zyra “pritet te shprehet mjaft kritike per ecurine e reformes zgjedhore ne Shqiperi, duke iu bashkangjitur, keshtu, deklaratave te ashpra te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Evropian, të bëra disa ditë më parë për vendin tonë. Kreu i Prezencës se OSBE-së, Ambasadori Osmo Liponen do të paraqesë, ditën e enjte, raportin e fundit të tij për situatën në Shqipëri, para Këshillit të Perhershem të OSBE-së në Vjenë. Ky raport, që do të lexohet nga Liponen ditën e fundit të mandatit të tij, pritet të përqendrohet mbi situatën politike në vendin tonë dhe sidomos për dështimin që ka patur deri me tani konsensusi per berjen e reformes zgjedhore, per shkak te mosmarreveshjeve mes PS dhe PD per perberjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve”.

TEMA bën një bilanc të aktivitetit të ambasadorit Liponen ne Shqipëri dhe mes të tjerave analizon se ai “po ikën duke mos i dhënë dot Shqiperisë zgjedhje të lira, por duke na bindur me qetësi se zgjedhjet e lira nuk do të vijnë kurrë nga ndërkombëtarët, por nga shqiptarët. Dhe ndryshe nga të tjerët, ai theksoi se këtu ka regres, duke bërë kështu një progres real drejt lirisë sonë. Për këtë arësye dje në pritjen e fundit të tij në Tiranë mungoi qeveria. Për këtë arësye ambsadori Liponen nuk mundi të konsumonte një mandat të plotë në Shqipëri”.

KOHA JONE perveç çështjes se shqyrtimit nga ana e parlamentit te mandatit te deputetit per Nikoll Lesin, qe eshte dhe botues i kesaj gazete, shkruan dhe per diskutimet qe kane nisur ne parlament per delakrimin e pasurive per drejtues te OJF-ve dhe pronareve te medias. “Komisioni i Ekonomise, gjate punimeve te djeshme ra dakord ne parim per disa ndryshime ne ligjin per deklarimin e pasurive. Keto ndryshime kane per qellim te shtojne kategorine e personave qe i nenshtrohen deklarimit te pasurise duke perfshire nivele te tilla si drejtues te Organizatave Jofitimprurese, pronar te mediave audio-vizive, botues te gazetave si dhe nje numer personazhesh publike. Keto amendamente u propozuan nga deputeti Neritan Alibali dhe u mbeshteten nga anetaret opozitare dhe socialiste ne komision. Sipas tyre, rreziku me i madh i shtetit shqiptar eshte trafiku i influences dhe kete askush tjeter nuk mund ta perdore me mire se kategorite per te cilen kerkohet deklarimi i pasurive”.

  • Data 28.09.2004
  • Autor Arben MUKA
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryP
  • Data 28.09.2004
  • Autor Arben MUKA
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryP