Pasqyra e shtypit të sotëm të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 07.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të sotëm të Kosovës

"Koha e standardeve ka ardhur dhe institucionet e Kosoves kane shansin e vet historik per ta bere Kosoven shtet modern per te gjithe qytetaret e saj. Madje angazhimi I tyre e ndihmon dhe e kendjelle edhe pjesen e pergjumur te UNMIK-ut dhe te OSBE-se". Eshte ky vleresimi qendror I shkeputur nga veshtrimi me titull," Sfidat e standardeve per Kosoven" botuar ne " Kohen Ditore .

Autori thekson se "pas shpalljes dhe pranimit te dokumentit politik mbi Standaardet per Kosoven, mjerimi politik I klases politike ne Kosove duhet te tejkalohet dhe ajo duhet tia dale qe te komunikoje me nje gjuhe konstruktive, te argumentuar e te vendosur me zyrtare te UNMIK-ut dhe te OSBE-se sa I perket nderhyrjes se Serbise ne punet e brendshme te Kosoves". Natyrisht, artikullshkruesi konkludon se "eshte koha qe edhe mjerimi I disa zyrtareve te UNMIK-ut te tejkalohet, ata duhet te udhehiqen nga ligjshmeria e pranuar nderkombetarisht ne Kosove, per cka jane te obliguar".

Ne shtypin e sotem te Kosoves nuk mungojne analizat lidhur me zhvillimet ne Serbi dhe kendveshtrimet e Perendimit lidhur me to.

" Zeri " ne veshtrimin per gjendjen ne Serbi shikuar nga kenveshtrimi I Bruxelit dhe Uashingtonit pasi shtron pyetjen se " Cfare do te beje Perendimi nese radikalet serbe hyjne ne Qeverine e Serbise", me tej shton se " Kjo pyetje ka marre trajten e nje ankthi per zyrtaret perendimore kudo ne Evrope dhe per autoritete e Unionit Evropian ne Bruksel. Nese menjehere pas zgjedhjeve te jashtezakonshme parlamentare ne Serbi, te mbajtuar me 28 dhjetor, zyrtaret perendimore me shume merreshin me numerimin e deputeteve te atyre partive serbe te cilat plotesojne nje minimum te pranueshmerise per Perendimin, sesa me fitoren bindese te radikaleve serbe, tani, gjithnje e me shume po kuptohet qe ne Beograd, situate eshte edhe me e keqe sesa mendohej nje jave me pare".

Kurse " Kosova Sot " pasi pyet se " A ka deshtuar perfundimisht dialogu" me tej shkruan" Per dialog me Beogradin me sflet askush. Sidomos pas fitores se forcave radikale ne Serbi, heshtja eshte bere edhe me bindese se kjo pune ka mare fund". Ne fakt, sipas " Kosova Sot ", " si mund te flitet me perkrahesit e e Sheshelit dhe te Milosheviqit"?

" Bota Sot " duke iu referuar nje sondazhi te realizuar nga " Gallup International ", shkruan se sipas rezultateve ketyer rezultateve del se "Kosova dhe Hong - Kongu, jane vendet me optimiste ne bote, Shqiperia ne "humnere". Gazeta I referohet vleresimit te dhene nga analistet e ketij sondazhi ne te cilin konstatohet se " Aktualisht Kosova administrohet nga nje administrate nderkombetare nen kontrollin e Kombeve te Bashkuara, por ka rezultate perfekte dhe te admirueshme te cilat u japin shprese dhe i frymezojne nderkombetaret e vendesit, qe per tre vjet rresht ky vend te jete ne krye te vendeve me optimiste dhe me me perspektive ne bote".
  • Data 07.01.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3A
  • Data 07.01.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3A