Pasqyra e shtypit të Shqiperisë | Studimi në Gjermani | DW | 06.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqiperisë

Shtypi i Tiranes edhe sot fokusohet ne situten e trazuar politike ne vend ku lufta e brendshme ne partine socialiste ne pushtet përkon ne kohë me përsëritjen e pjesshme te zgjedhjeve lokale ne Tiranë, te kërkuar nga opozita .

Gazetat botojnë sot si lajm dite vendimin e KQZ per zhvillimin e ketyre zgjedhjeve ne 130 qendra votimi ne kryeqytet ne 28 Dhjetor.

Gazeta " Albania " shkruan se PD e kushtezon pjesemarrjen e saj ne keto zgjedhje me doreheqjen e kryetarit te KQZ Ilirian Celibashi dhe me perfshirjen ne listat e votimit te gjithe votuesve kryeqytetas, qe sipas saj, u perjashtuan padrejtesisht prej tyre.

Por keto kushte, komenton Albania, duken se jane te parealizueshme pas deklarimit te Celibashit se nuk jep as doreheqjen dhe as mund te nderhyhet ne lista. Ndonese PD nuk e ka marre ende vendimin se si do te veproje ne nje rast te tille, thekson kjo gazetë, politikanë të saj të lartë deklarojnë se elektorati demokrat do t´i bojkotojë zgjedhjet e pjesshme te 28 Dhjetorit duke bere keshtu te pavlefshme fitoren e Edi Rames ne Tirane.

Gazeta " Korieri " njofton se PD dhe lideri i saj Berisha mund të kërkojnë zhvillimin e nje referendumi ne Tirane lidhur me ndryshimin e listave te votuesve per zgjedhjet e pjesshme te 28 Dhjetorit.

Gazeta" Koha Jone " shkruan se Berisha kerkon nderhyrjen e OSBE-se qe ne listat e votimit te perfshihen ata qe u lane qellimisht jasht tyre, per te mos votuar ne 12 Tetor.

" Shekulli "boton sot si material kryesor lajmin e depozitimit ne Kryesinë e Parlamentit te kerkeses se 35deputeteve per ngritjen e nje komisioni hetimor qe do te mbledhe fakte dhe do te thote fjalen e tij lidhur me nje aksident automobilistik vdekjeprures, te ndodhur ne shkurt te vitti 2001, për të cilin shtypi dhe veçanerisht gazeta "Koha Jone"akuzon kryeministrin Nano si autor te tij.

Fillimi i hetimeve rreth pasurise se kryeminsitrit Nano eshte nje lajm tjeter i dites ne shtypin e sot. Sipas gazetes " Korieri " edhe ministrat dhe kreret e larte te PS do te kalojne ne siten e hetimit dhe të verifikimit te burimevee nga kane rrjedhur pasurite e tyre.

Gazetat botojne sot edhe kerkesen e ambasadorit amerikan ne Tirane Xhejms Xhefri per hartimin e ligjeve, ne baze te te cilave te bllokohen asetet dhe pasurite ne Shqiperi te ardhura nga financimet e terroristeve.

Duke pasqyruar edhe sot luften e brendshme ne PS gazetat citojnë kryeminsitrin Nano te kete cilësuar dje ne Korçë ish kryeministrin Meta si keqbërës ndersa Edi Ramen,rivalin e tij per postin e kryetarit te partise si djalin plangprishes.

Perfundimi dje ne Tirane i një tryeze rajonale për Paktin e Stabilitetit eshte nje teme tjeter e pasqyruar sot ne shtypin e kryeqytetit. Gazetat citojne korfinatorin e ketij Pakti per Europen Juglindore, Erhard Busek te kete thene se ka egzagjerime per vendet e rajonit lidhur me nivelin e krimit te organizuar. "Lidhjet e krimit te organizuar jane globale. Nuk mjafton t´u thuash vendeve te rajonit se duhet te bejne kete apo ate por duhet qe te gjitha vendet e Europes dhe ato transatlantike te veprojne" citohet Busek te kete thene dje ne Tirane.

  • Data 06.12.2003
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3h
  • Data 06.12.2003
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3h