Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 14.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

“Fillojne protestat. Opozita nuk lejon me seanca parlamenti ne mbrojtje te Kushtetutes. Kreu i opozites Berisha shpall strategjine e re te veprimit per rrezimin e qeverise” me keto tituj dhe nentituj hapet sot faqja e pare e te perditshmes KOHA JONE, e cila ne faqen e politikes shkruan: ”Nano te zgjidhe krizen qeverisese, ose nuk ka parlament. Opozita bllokon institucionin me te larte te Republikes. Opozita shqiptare dha dje shenjen e pare te fillimit te prostestave. Duke bojkotuar seancen e djeshme plenare, me nderprerjen e saj dy here dhe duke i rene tavolinave te Kuvendit. Pas ketij hapi opozita do te therrase popullin te dale ne shehs ne mbrojtje te Kushtetutes”

Ne lidhje me kete argument TEMA shkruan: “Skenari i opozites per krizen. Bllokimi i Kuvendit, opozita : Mbrojme Kushtetuten. Pse opozita do te bllokoje parlamentin dhe si do te arrije ajo te rrezoje Fatos Nanon para 12 dhejtorit. Skenari i protestave te Tiranes ne nje rregji te re. Gati shtabi i protestes dhe rregjia qe do te pengoje Edi Ramen te drejtoje me mandat te paligjshem bashkine”.

“Edi Rama kryetar i bashkise se Tiranes” shkruan KORRIERI ne krye te faqes se politikes. Ajo njofton se KQZ ka shpallur mbreme rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve per kryetarin e Bashkise se Tiranes. Sipas te dhenave qe botohen Edi Rama, i PS ka marre 57.77 % te votave nderkohe qe Spartak Ngjela , kandidat i opozites ka marre 38.68 % te votave. Si subjekt politik, PS ka marre 48.9 % te votave, kurse PD ka marre 39.03 % te votave.

Gazeta SHEKULLI citon ne faqen e aktualitetit kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, i cili do ti drejtohet Prokurorise, pasi Spartak Ngjela e ka kercenuar rende pas mbylljes se mbremshme te mbledhjes se KQZ. Celibashi ankohet se Ngjela i ka thene publikisht, ne sy dhe te gazetareve te pranishem se “do ta shikosh se cfare do ti bej vajzave te tua”

Pas shpalljes se rezultateve zyrtare ne Tirane, ALBANIA citon rivalin e Edi Rames, perfaqesuesin e opozites ne kete gare Spartak Ngjela te kete fajesuar dhe Presidentin e Republikes per gjendjen: “Ngjela: Moisiu te jape doreheqjen. Zoti Moisiu ka vetem dy rruge, ose te rregulloje demin e shkaktuar prej tij, ose te ndihmoje opoziten, qe e ka propozuar per president duke dhene doreheqjen qe te hape rrugen per zgjedhje te reja, ne nje kohe qe shoqeria ndodhet ne prag te nje shkaterrimi antidemokratik”.
  • Data 14.11.2003
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4M
  • Data 14.11.2003
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4M