Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 15.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

“Nano-Meta, takim per krizen”, shkruan me germa te medha ne faqen e pare KORRIERI . “PS ka nisur negociatat per te zgjidhur krizen brenda saj vetem nje muaj larg kongresit te 12 dhjetorit. Servet Pellumbi, kryetar i Parlamentit, ka marre iniciativen e bashkimit te dy grupeve brenda socialisteve, te drejtuara nga kryeministri Nano dhe ish-kryeministri Meta.” Korrieri parashikon se sot: “Kryeministri , ish kryeministri ne prani te Servet Pellumbit dhe ndoshta dhe te Gramoz Rucit, numri dy i partise, pritet qe te diskutojne rreh krizes socialiste. Nje takim qe nuk eshte konfirmuar plotesisht dhe qe mund te paraprihet nga nje bisede mes dy delegacioneve me nga tre perfaqesues secili.”

Ne lidhje me kete teme SHEKULLI e hap sot faqen e pare me titujt e medhenj: “PS, hapen bisedimet per qeverine. Perfaqesuesit e dy kampeve ne zyren e Pellumbit. Pranohet rikompozimi i qeverise. Kryetari i Kuvendit, Pellumbi takon Meten dhe Meidanin ne emer te Nanos. Meta: Jemi per zgjidhje konstruktive.” Nderkohe po kjo gazete ne faqen e aktualitetit nenvizon: “Nga burime brenda dy kampeve mesohet se Pellumbi ka pranuar ne emer te kryeministrit Nano rikompozim te plote te qeverise, por ende nuk dihet se cilat jane kushtet e grupit te deputeteve kundershtare”

“Ja pse pranojme te futemi ne qeveri me Nanon”,eshte titulli i nje interviste qe ka dhene per gazeten ALBANIA , kryetari i grupit parlamentar te PDR-se, Nard Ndoka. “Ne nuk jemi te interesuar te nxjerrim PS-ne nga kriza, por jemi te interesuar ti japim fund kesaj krize, qe me shume po demton zhvillimin e vendit dhe te vemi sa me pare ne zgjedhjet e parakohshme, si te vetmet zgjidhje definitive te kesaj krize”.

E perditshmja TEMA shkruan per nje takim te presidentit Alfred Moisiu me dy monitorues te Keshillit te Europes, Smoravinski dhe Sondergaard, me te cilet ka folur dhe per problemin e listave per zgjedhjet e fundit te 12 tetorit. Moisiu, sipas gazetes eshte shprehur se “Problemi shqetesues i listave per mua u shfaq vetem ne diten e votimit, megjithese listat u kontrolluan nga vete partite bashke me KQZ dhe KZQV-te. Asnje informacion paraprak nuk pata per listat, nese do te kisha informacion ne kete drejtim, une do te kisha shtyre zgjedhjet”.

KOHA JONE ne nje koment me titull “Miliardat e Paktit qe u shnderruar ne leksione” mes te tjerave shkruan: “Askush ne Bruksel nuk eshte ne gjendje te thote me saktesi se cfare u ngrit me ato miliarda qe u thane se u vune ne dispozicion te Paktit te Stabilitetit per te rindertuar vendet e Europes Juglindore. Aktiviteti i tij eshte perqendruar sidomos gjate ketyre 2-3 viteve te fundit vetem ne organizmin e mbledhjeve dhe dhenie leksionesh pa fund rreth problemeve qe preokupojne shoqerite ne Ballkan. Dhe keto leksione organizohen ne nje forme te tille sikur keto vende te mos kene asnje lloj elite intelektuale”.

  • Data 15.11.2003
  • Autor Arben Muka/Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4G
  • Data 15.11.2003
  • Autor Arben Muka/Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4G